Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Kolumbiania e vogël rrezikon jetën për të kaluar në anën tjetër të lumit, përdor litarin për të luftuar kundër forcës së natyrës

Ky është momenti dramatik kur një vajzë e vogël rrezikon jetë duke tentuar të kalojë lumin e rrëmbyeshëm, pas shembjes së urës që lidh komunitetin e indigjenëve me qytezën më të afërt.

Ura e shembur që u përdor për të kaluar lumin Aguita në Pueblo Rico të Kolumbisë, shfrytëzohej në masë të madhe nga 2 mijë anëtarë të fisit Embera Chami, por ishin ujërat e rrëmbyeshëm dhe reshjet e mëdha të shiut që e “morën me vete”, transmeton Telegrafi.

E pamjet e publikuara më poshtë shfaqin vajzë e cila lufton kundër forcës së natyrës – duke tentuar të arrijë në anën tjetër të litarit që ishte varur dhe përdorej si “urë” për kalimin e lumit.

Profesori universitar Daniel Silva Orrego, njëherit deputet në Risaralda që përfshin edhe komunën e Pueblo Ricos, ka thënë se “fëmijët dhe të rriturit po rrezikojnë jetën duke tentuar të kalojnë lumin”.

Postime të ngjashme

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...