Agjencia Zhurnal.mk

Kolumnistët partiak

Sulejman Mehazi

O ju mjeshtrit e të shkruarit bukur që prezentoni kulturë e mençuri kombëtare, ju analistë të vlerave shkencore, kulturore e artistike ku jeni, ku keni humbur me shkrimet tuaja, pse heshtni, e se ngreni zërin para kësaj vdekje klinike politike shtetërore? Pse me shkrimet e fuqishme përherë heshtni para zgjedhjeve parlamentare e lokale, a mos ndoshta i keni gojët e mbushura dhe xhepat me para?

Sa shumë herë ju na keni dëshpruar me ato shkrimet jo të sinqerta gjatë rreziqeve politike shqiptare!? Pse para zgjedhjeve parlamentare bëheni sikur s’egzistoni fare, bëheni sikur çdo gjë është në rregull, sikur s’ka ndodhur asgjë; ju të penës elitare mendoni, ne, s’ju diktojmë se sherrin e keni më të madh, më të fortë e më të mprehur sesa shkrimet tuaja, po si s’ju vjen turp të heshtni para këtyre kriminelëve e orospive politikë, mos vallë edhe ju jeni të njëjtës farë e sallatë, të njëjtit gjak të prishur, prandaj ndoshta s’reagoni…

Sa e bukur kjo thënia popullore: “vetëm të poshtëruarit heshtin para të poshtërve, vetëm të ligjtë përkrahin të ligjët.” Po tamam, ju jeni artikullshkrues të mëdhenj, se lodhni veten pa para, anonimusat kritikojnë pushtetin sepse janë volluntarëshkrues.

Sikur t’ju kishin paguar a do kishit shkruar mirë për ata, me siguri se po, si mund të mos i kishit lavdëruar ata kur paguakan pa kufinj. Këta të qeverisë sa të mençur janë, tak para dhe ja fitorja e kolumnistëve partiakë; ata aq bukur i shkruajnë kolumnet, sa që përdorin figuracione temsilesh, edhe pse jemi të sigurtë se shumë mirë e dinë se kolumnet e kanë rolin e plumbave të drejtpërdrejtë, të çiltëra, të sinqerta e të hapura për të ndërtuar shoqëritë; këta janë kolumnistë qeveriruajtës, e jo qeveriprishës, prandaj çdoherë kolumnet e tyre janë të perlyera e të lyera me figuracione temsilesh poetike për të mos shkatërruar vetem, familjen dhe ekonominë. Artikullshkruesit anonimus-vullnetarë pasi s’kanë asnjë të mirë s’u mbetet gjë tjetër vetëm se të shkruajnë vullnetshëm e lirëshëm, ju kanë mbetur vetëm shkrimet e kurrgjë tjetër. Sa mirë do ishte sikur edhe këta kolumnistë të fuqishëm të shkruanin haptazi dhe pa frikë kundër politikenjve, fitorja do ishte e sigurtë.

Ja që ne që s’jemi kolumnistë partiakë, jemi të detyruar të reagojmë ashpër kundër çdo të keqe, pse të frikohemi, le të frikohen ata që janë të zhytur deri në thellësitë më të mëdha jamorale- shpirtërore-korruptive-skandaloze-seksuale, e jo ne që shkruajmë, se s’kemi bërë gjë. Shkurt e qartë le të frikohen ata që kanë vjedhur, e jo ne që shkruajmë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...