Agjencia Zhurnal.mk

Komadant Dan Limaj në përkrahje Talat Xhaferit: Erdhi dita e Bardhë për Shqiptarët e Maqedonisë, “Kryeministri Shqiptar”

Shkup, 3 korrik – Komadant Dan Limaj nga Suhareka e Kosovës ka dalur në mbështetje të idesë së Ali Ahmetit për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai sot në një takim me bartësin e listës së BDI-së, Talat Xhaferin ka dhënë përkrahje të madhe duke theksuar se tash ka ardhur dita e bardhë, se në Maqedoni duhet të jetë kryeministri shqiptarë, transmeton Zhurnal.mk.

Komandant Dan Limaj është nga Suhareka e Kosovës dhe ka qenë shef shtabi i operativës në anën e Karadakut.

Pas takimit me kryeparlamentarin Xhaferi, komandant Limaj është shprehur përmes disa vargjeve se si popull shqiptarë i kemi dhënë shumë Europës dhe botës dhe se gjithmonë kemi qenë faktor stabiliteti.

“Dita bardhë, historia e popullit tonë ka treguar se NE jemi jo vetëm popull i besës e mikëpritës por jemi dhe human dhe faktor stabilizues. Ky popull, i lashtë sa vet toka, botës dhe Evropës i ka dhuruar, jo rrallë figura të ndritura për të cilat na kanë lakmi të gjithë. Ky popull botës i ka dhuruar të madhin Skenderbe i cili jo vetëm se ishte faktor unifikues e stabilizues por dhe faktor mbrojtës për një çerek shekulli. Ky popull botës i ka dhuruar, Nënë Terezën, humanizmin e pa parë ndonjëherë më parë e cila me duart e saj u shëndërrua në engjëll mbrojtës për të pastrehët dhe të uriturit”, kështu shprehet komandant Limaj pas takimit që ka pasur me kryeparlamentarin Xhaferi.

Sipas tij populli shqiptarë ndër shekuj ka mbjellur paqe, stabilitet e dashuri dhe ka qenë gjithmonë kundër dhunës.

“Ky popull me vite dhe shekuj në Evropë gjithmonë ka mbjellë paqe, dashuri e stabilitet përkundër dhunës sistematike të ushtruar gati në mënyrë të vazhdueshme. Por tashmë nuk është si më parë. Tash ka ardhë një DITË E BARDHË. Ka ardhur dita e bardhë, që me i thënë botës mbarë, se Maqedonina e Veriut meriton dhe do ta ketë nderë të ketë: KRYEMINISTRIN SHQIPTAR”, ka shkruar kështu për fund komandant Limaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!