Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kombëtarja e Kosovës drejt Shkupit, pritje nga “Dardanët”

Kombëtarja e Kosovës ka udhëtuar drejt Shkupit ku të enjten e zhvillon ndeshjen kryesore të saj kundër Maqedonisë së Veriut në kuadër të play-off të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Dardanët” drejt qytetit të Shkupit u nisen sot nga ora 10:30 nga hoteli, ku po qëndrojnë në kryeqytet, derisa rrugën e morën me shumë mungesa në përbërje, por shumë të motivuar dhe optimist për fitore.

Kosova do të zhvillojë një stërvitje në stadiumin “Todor Proeski”, aty ku nesër zhvillohet ndeshja nga ora 20:45.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, nuk mund të llogarisë në lojtarët kyçë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, kapiteni Amir Rrahmani, Hekuran Kryeziu dhe Idriz Voca.

Ndryshe, në pikën kufitare të Hanit të Elezit tifozët “Dardanët” organizuan përcjellje për yjet kosovare për ndeshjen e ditës së enjte.

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...