Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Komedia “Marry Me” shtyhet sërish për në shkurt të vitit 2022

Raportohet se është shtyrë sërish data e lansimit të filmit të ri të Jennifer Lopez të titulluar, “Marry Me”.

Komedia romantike me protagonistë J.Lo dhe Maluma si dhe aktorin Owen Wilson, thuhet se do të shtyhet për vitin e ardhshëm, saktësisht më 11 shkurt të 2020, pak para Ditës së të Dashuruarve.

Lajmi ndërkaq është konfirmuar nga ‘Universal Pictures’.

“Marry Me” fillimisht ishte planifikuar të lansohej gjatë këtyre ditëve, megjithëse është shtyrë për në maj për shkak të pandemisë, kurse tani për vitin tjetër.

Në bazë të raportimeve të mediave ndërkombëtare, ky po konsiderohet i ngjashëm me filmat hit të zhanrit komedi dhe romancë, “Notting Hill” dhe “The Proposal.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Lopez luan krah Wilson, pasi janë shfaqur së bashku në “Anaconda” në vitin 1997.

“Marry Me” mes tjerash do të përfshijë muzikë origjinale të realizuar Jennifer dhe Maluma.

Postime të ngjashme

Kate Beckinsale nuk e ka takuar vajzën e saj për dy vite

D V

Ryva Kajtazi gati për dasma, shfaqet e rregulluar dhe me fustan unik

D V

Teuta Selimi e tepron me ‘photoshop’, duket krejt ndryshe

D V

“Sa shumë të kemi pritur bir” – Këngëtarja e njohur bëhet nënë, zbulon emrin e veçantë

D V

Dafina Zeqiri: Lutem kjo tragjedi të përfundojë me kaq, mos të ketë viktima tjera

D V

“Jam me zemër të thyer për humbjen e jetëve të vëllezërve dhe motrave kosovare”, reagon Elvana Gjata

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...