Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Koment: A ka nevojë Evropa për një shtet me korrupsion të lartë si Maqedonia!?

Shkup, 29 janar – Zhurnal.mk – Vendi jonë definitivisht nuk mund të shkëputë nga lëkura korrupsionin, dhe të vendosë sistem më efikas të kontrollit të korrupsionit. Kështu, shuhen të gjitha shpresat për përforcimin e proceseve dhe vlerave demokratike, shkruan Zhurnal.

Morali shoqëror ka kolabuar në përgjithësi përshkak mitmarjeve të çdo ditshme në fusha të ndryshme, duke filluar nga disa shuma të vogla, e duke arritur te milionat.

Me 35 pikë në indeks, Maqedonia e Veriut po stagnon në luftën kundër korrupsionit, por njëherit shënon dhe rënie prej pesë vendeve në ranglistë të vendeve. Edhe nga Antikorrupsioni madje e pranojnë se Maqedonia po stagnon në këto reforma. Nga atje thonë se për përfundim të suksesshëm të rasteve të detektuara dhe tejkalimin e gjendjeve negative është i patjetërsueshëm zbatimi i propozimeve nga institucionet përkatëse, e kjo është konstatuar dhe propozuar edhe në raportin e fundit të Komisionit Evropian për përparim nga viti 2020.

Cili mund të jetë ilaçi i korrupsionit, i luftës kundër korrupsionit. A thua BE-ja ka faj që Maqedonia nuk po arrinë të gjejë gjuhë të përbashkët për anëtarësim. E si mund të gjejë kompromis me vendet e tjera kur në fillim vet me veten nuk mund të zgjidhë problemet. Këto statistika janë tejet shqetësuese për një vend të vogël siç është Maqedonia e Veriut, me vetëm 2 milion banorë. Shoqëria ka shpresat tek BE-ja me qëllim që të bëhet presion nga jashtë që të gjendet zgjidhje për problemin me korrupsionin dhe sjelljen korruptive e cila po e ngulfatë dhe helmon këtë shoqëri.

Duke parë shembuj të ndryshëm nga profile të ndryshëm të politikanëve, lindë bindja edhe tek qytetarët dhe të rinjtë që “pse mos ta provoj dhe unë”. Në plan më të gjerë të njerëzve të thjeshtë, prej të cilëve pjesa më e madhe mbijetojnë ditën me nga 100 apo 200 denarë, edhe më tej do të relativizohet kjo dukuri e keqe destruktive e cila me dekada mbrapa po shkatërron perspektivat e jetës së tyre, dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, shkruan Zhurnal. Ndoshta dikush do të thoshte: Në rregull, po ai është ministër apo drejtor, o tani të fitojë derisa është në pozitë o kur do të fitojë herë tjetër. Gjithçka në rregull, të gjithë vjedhin dhe përfitojnë ilegalisht, por së paku të ngelet edhe një pjesë për popullin.

Këto mendime vështirë të përmirësohen, e kështu, vështirë të përmirësohet edhe raporti i “Transpiration international”. Favorizimet partiake dhe skemat e nepotizmit dhe miqve në sektorin publik do të vazhdojnë të lënë në baltë kuadro të reja të cilët edhe më tej e presin shansin duke tentuar me “edhe këtë herë po e provoj”.

Premtimet partiake dhe nga funksionarë të ndryshëm gjithashtu kanë zbehur vullnetin për të jetuar dhe vepruar në vend. Nga ana tjetër autoritetet bëjnë thirrje që të rinjtë të qëndrojnë në Maqedoni dhe të mos emigrojnë. Paralajmërohen qindra mijëra vende të reja puna, e nga ana tjetër përsëri e njejta këngë. Të gjithë kërkojnë dikë “të njohur” për t’i ndihmuar për punësim, por kur vie dita, secili shmangë kontaktet dhe arsyetohet se nuk mund të bëjë asgjë sepse dikush tjetër paska qenë “më i zoti”.

Bashkimi Evropian me siguri se nuk ka nevojë për një shtet si i joni. Me siguri nuk ka nevojë për një shtet me korrupsion të lartë, sado që të premtohet se do të tentohet çrrënjosja e korrupsionit. Bashkimi Evropian ka vlera shumë më të ndryshme, siç e dimë të gjithë. Të gjithë e dimë se si është mënyra e jetës në vendet evropiane. Nuk do të thotë se në vendet perëndimore nuk ka korrupsion, por atje vet jeta është më e lehtë, qytetarët nuk qahen për kushte të jetës por secili e ka mundësinë që në mënyrë legale të nxjerë përfitime për veten dhe fmailjen.

Andaj, Maqedoninë e Veriut e pret edhe shumë punë për çrrënjosje të korrupsionit derisa të bëhet pjesë e “Bashkimit të pastër Evropian”. Burgjet duhet të mbushen paksa edhe me politikanë, por jo gjobat të jenë në stilin me “paraburgime shtëpiake”. Tani është koha të fillohet me ndryshime dhe reforma në drejtësi, nuk ka justifikime më.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Përfundoi debati në ditën e dytë për ribalancin e Buxhetit

D V

Milloshoski: Kemi komunikim me ASH-AAA për çështjen e koalicionit parazgjedhor

D V

Taseva: Sektori publik mbushet me kuadro në prag të zgjedhjeve lokale

D V

Shahpaska: Me masën ligjore “E diela – ditë e pushimit javor” e realizojmë kërkesën e punëtorëve

D V

KRSKRR-ja me thirrje: Vozit me përgjegjësi – Vozit i çlodhur!

D V

Filloi debati për Ligjin për shtetësi, parashtrohen 1.000 amendamente

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...