Agjencia Zhurnal.mk

Koment: Bekteshi në “frikë” se mund të ndërohet në rekonstruimin e qeverisë?

Shkup, 19 maj – Kohëve të fundit thuajse në secilën press konferencë me mediat, gazetarët i parashtrojnë pyetjet ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi se a mund të jetë ai i cili do të përfshihet nga ‘fshesa’ dhe të largohet nga pozita e ministrit të ekonomisë në rekonstruimin e parë të qeverisë së Zaevit.

Përgjigjet e tij deri më tani kanë qenë të stilit se për këtë vendos kreu i partisë së tij dhe askush tjetër, mirëpo shtrohet pyetja se pse këto pyetje i parashtrohen pikërisht ministrit Bekteshi?

A mund të jetë arsyeja se ai ka qenë dhe vazhdon të jetë një ndër ministrat më ‘dështak’ në këtë qeveri?

Për dështimet dhe dyshimet me malverzime me tender të ndryshëm në këtë dikaster që drejton, janë pikërisht pikat për të cilat kanë vënë në pikëpyetje edhe qëndrimin e tij ende si ministër por si rrugëdalje shihet largimi i tij nga drejtimi i dikasterit të ekonomisë.

Ai gjatë mandatit të tij si ministër i Ekonomisë ishte i kritikuar nga mediat për:

  • Për 6 muaj ministri i ekonomisë bekteshi vetëm për mish të pjekur, zgarë, pije e ëmbëlsira kishte lënë nga arka e kësaj ministrie nëpër restorante dhe objkte tjera hotelierike 12.590 euro.
  • Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dyshohet se gjatë periudhës së kaluar ka punësuar në administratën shtetërore një sërë personash të afërm nga familja e tij.?
  • Ministri Bekteshi shpall konkurs për 5 udhëheqës të lartë shtetëror – asnjë prej tyre s`është për shqiptarë?
  • Zonat ekonomike në Maqedoni “kullosa”, ministri Bekteshi flet për zonë ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “llafe” fëmijësh!?
  • Milionat e ’’autostradës’’ drejt Strugës, përfundojnë në Maqedoninë Lindore.
  • Komisionin financiarë që duhej ta drejtojë BDI-ja, gjegjësisht Ministria e Ekonomisë
    Për shkak të paaftësisë së ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, komisionin financiarë që duhej ta drejtojë nga ai, tani është në drejtim zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.
  • Nuk ka të ndalur “NEPOTIZMI” i Bekteshit, punëson motrën e tij në MEPSO?!
  • SHGM qorton Bekteshin: Kujdes se si sillesh me gazetarët

Sipas burimeve të Agjencisë së lajmeve Zhurnal, për dikasterin që drejton ai dhe postin që ka, edhe në BDI brenda ka shumë pakënaqësi të mëdha e ekzistojnë zëra që kërkojnë largimin e tij nga posti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...