Agjencia Zhurnal.mk

Koment/ Emërimi i Talat Xhaferit në krye të Kuvendit edhe në mandatin e dytë ishte i logjikshëm

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 15 shtator, zhurnal.mk – Zëra të ndryshëm kanë filluar të shpërndahen nëpër portale që kanë për synim përçarjet brenda subjektit shqiptar në pushtet BDI, se arsyeja pse Gostivari nuk ka marrë asnjë post ministror, është vendosja e Talat Xahferit si kryetar i parlamentit. Edhe në mandatin e kaluar, BDI nuk ka pasur pozitë nga Gostivari, por kjo nuk është bërë se kryetari i parlamentit është nga po ky qytet. Kryetari i Partisë së bashku me kryesinë i shqyrtojnë emrat e çdo propozimi për funksionarë dhe është e drejtë e atyre që të vlerësojnë se kush është me i denjë për çdo pozitë.

Në rastin konkret, Talat Xhaferi, ishte dhe mbetet figura më e suksesshme dhe më adekuate që e ka kryer punën e kryetarit të Kuvendit, edhe në kohët më të vështira. Përvoja e tij nëpër institucione të ndryshme ka bërë që të tejkalojë çdo situatë të sikletshme, kur edhe emocionet dhe nervozizmi tek çdo njeri do të mbisundonte. Gjakftohtësia e tij ka bërë që të eskalojë situata edhe më shumë kur u votua ligji i gjuhës shqipe dhe u bënë ndryshime kushtetuese, prandaj edhe gjatë fushatës zgjedhore, një nga armët më të forta të Ahmetit, kur ai kërkonte të mbrojë idenë e kryeministrit ishte se ai me Talat Xhaferin tregoi se edhe shqiptarët mund të udhëheqin pozita më të larta shtetërore, ndoshta edhe më mirë se maqedonasit.

Emërimi i Talat Xhaferit në krye të Kuvendit edhe në mandatin e dytë ishte i logjikshëm, sepse ngjashëm si një trajner i mirë që nuk e ndryshon skuadrën që fiton, njëjtë edhe Ahmeti nuk dëshiron t’i zëvendësojë lojtarët që më së miri e kanë kryer punën e tyre deri më tani.

Pse Gostivari nuk ka post të ministrit, nuk është aspak faj pse kryetari i Kuvendit qenka nga ky qytet. Ideja e klaneve, familjarizmave dhe lokalizmave, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë në skenën politike tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Ka plotë qytete që nuk kanë tani ministra, por dikur kishin, ose që tani kanë më shumë e dikur më pak, e gjithë kjo nuk varet nga shkëmbimi i posteve në bazë lokale, por në nivel republikan me interes të përbashkët duhet të jetë suksesi i të gjithëve dhe mbrojtja e interesit kombëtar shqiptar.

Talat Xhaferi është njeri i duhur, është kryetari më i suksesshëm në Parlamentin republikan. Njeri që i ka thyer tabutë, që shqiptari jo që vetëm mund të jetë Kryeparlamentar por mund të jetë edhe më i suksesshmi. Vetëm rezultatet e tija gjatë mandatit të kaluar kanë qenë shkak që Ahmeti përsëri ta vendosë në krye të Kuvendit, dhe se Xhaferi aspak nuk është fajtorë që nuk është emruar asnjë person nga Gostivari për të udhëhequr ministri në Qeverinë e re. Në përgjithësi Xhaferi njihet edhe si person shumë i dashur me gazetarët, duke i hapur dyert e Parlamentit dhe i gatshëm në çdo kohë tju përgjigjet pyetjeve të tyre.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...