Maqedoni TOP LAJM TOP LAJM - KS

Koment / Grubi zgjedh ‘zogun’ për projektin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe

Zhurnal Ads

Shkup/Manastir, 22 nëntor – Festimi i 22 Nëntorit Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe për zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi më shumë duket si një koncert se sa eveniment që duhet të shënohet në mënyrë dinjitoze për të treguar të arriturat e shqiptarëve në vend përfshirë këtu dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve si në gjuhë ashtu edhe në punë e shumë të drejta të tjera, mirëpo Grubi pozicionin që e drejton si duket më shumë e sheh si mundësi për t’i vetkënaqur epshet e tij si në kohën adoleshente.

Një klip i gërshetuar me shkronjat e arta të alfabetit të gjuhës shqipe me gjoksin hapur të këngëtares Tuna është shfaqur sot për të shënuar këtë ditë të shenjtë për të gjithë shqiptarët në mbarë botën, e si duket kjo përzgjedhje është bërë me shije të Grubit, gjë që nuk ka hasur shumë në mbështetje te shqiptarët duke e ditur se personazhi në fjalë nuk shquhet për ndonjë patriozitëm në karierën e saj, përveç ‘rrahjes’ së zogut, derisa zakonisht për kështu projekte përzgjidhen emra të shquar të artit dhe muzikës shqipe të paktën për një paraqitje më dinjitoze.

Megjithatë, me këtë projekt të përkrahur nga vet Grubi nuk mund të mashtrohen qytetarët e Manastirit të cilët kanë nevojë më shumë për shkolla në gjuhën amtare dhe për rrugë të ndërtuara e që në këtë kohë Pandemie zakonisht mjetet destinohen për qëllime të tjera dhe jo harxhime kot si po vepron Grubi, e duke e ditur shifrën e lartë që paguhet Tuna e rrugës do të ishte që Grubi të njejtat mjete të i kishte destinuar për mbështetje të ndonjë projekti më serioz në anën e Manastirit.

Këtë vit, këngën e alfabetit e sjellim ndryshe, në bashkëpunim me Tunën. Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video urim për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.

Këtë vit, këngën e alfabetit e sjellim ndryshe, në bashkëpunim me Tunën.Ndiqeni dhe shpërndajeni këtë video urim për ditën e alfabetit të gjuhës shqipe.

Posted by Artan Grubi on Sunday, November 22, 2020

Postime të ngjashme

Borisov: Vendet e Ballkanit Perëndimor treguan se mendojnë dhe veprojnë në mënyrë evropiane

XH,I

Shkup: 584 raste aktive me Covid 19, më së shumti në Aerodrom, Qendër dhe GaziBabë

Z H

Gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve të mos nisë më vonë se shtatori i 2021-s

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...