Agjencia Zhurnal.mk

Koment / “Protestat masive, rrezik nga Covid-19 për qytetarët”

Shkruan, Drejtori i Agjencisë së Lajmeve, Zhurnal.mk & DailyNews.mk, Bexhet Musliju

Pushteti Lokal është shumë i lezetshëm, por koha ecë “shpejt”. Do të vij dita kur qytetarët do ta tregojnë fuqinë dhe kënaqësinë apo pakënaqësinë, me rrethimin e numrit në fletëvotim.

Edhe me hundë të zënë, pa marrë erë do të vëresh se po ofrohen zgjedhjet Lokale. Bagerat, asfaltet e shkrirë, gropa po sanksionohen, ndërsa partitë opozitare me protesta, thirrje për tubime masive e brohoritje për punë të pabëra. Kjo është era e zgjedhjeve Lokale, të cilët ne duam apo s’duam, ditëve të fundit më intensivisht po i vërejmë.

Partitë veçse kanë filluar përgatitjet për ballafaqim të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen vitin tjetër. Edhe pushteti, edhe opozita kur bëhet fjalë për luftë për pushtet lokal, i përkëdhelin krahët, dhe kapen për punë në momentin e fundit.

Sikur pushteti mëparë, edhe ky tani më tepër të përkushtuar në sanim, se sa në zhvillim të projekteve të premtuara para marrjes së mandatit të tyre.

Ndërsa opozita, si ajo e mëparshmja, e ka më lehtë për të bllokuar kryqëzimin kryesor me protesta, “në emër të popullit”. Dhe këto janë për shkak të “shqetësimeve” ekonomike, politike dhe kryesisht për shkak të gjendjes shëndetësore të qytetarëve.

Pa iu lëviz syri, ata fajësojnë numrin e lartë të pacientëve me Covid 19, “duke harruar” se çdo thirrje për qytetarët, të dalin në protesta, ata krijojnë një grup të ri të quajtur “protesta”, dhe e gjithë kjo mund të jetë edhe pasoj e numrit të lartë e të infektuarve me Covid-19.

Partitë politike, të cilët po i organizojnë protestat, pakënaqësinë e tyre le t’i bëjnë në anë të press konferencave, rrjeteve sociale, tik-tok, e etj…, për të mos shkaktuar ngritje të numrit e të të infektuarve me Covid-19. Tubimet në këto momente, janë të rrezikshme për qytetarët.

Vetëdijesoheni vetën, lider, protestant, e simpatizant, Covidi-19 mund të mos u le hapësirë, kohë për votim. duke ruajt vetën, ruani bashkëvendësit tuaj.

STOP PROTESTAVE, MASIVE!

https://www.facebook.com/bexhetmusliu/posts/10159993697144918

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...