Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Opinion Rekomanduar TOP LAJM

Koment / Turpi i Bekteshit me teleferikun për Kodrën e Diellit!

Koment, Bexhet Musliu, drejtor i Agjencisë Zhurnal.mk

Shkup, 29 janar – Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot sërish ka promovuar fillimin me punë të teleferikut me gjashtë ulëse për në Kodrën e Diellit. Por, paturpësisht Bekteshi sërish doli të promovojë fillimin e një projekti, për të cilin tre herë e ka prerë shiritin.  Fillimisht e preu shiritin e kuq të këtij projekti në vitin 2019, pastaj në fillim të sezonit dimëror të vitit 2020 dhe sërish sot, kur sezoni është kah fundi. Fatkeqësisht nuk dihet se a duhet t’i besohet edhe kësaj radhe, sepse kjo punë ngjan sikur “ai personi që kishte gënjyer fshatin disa herë se ujku ia kishte ngrënë delet, e në fund kur me të vërtetë ujku ia hëngri delet, nuk i besonte askush”. Edhe qytetarët janë skeptik nëse duhet t’i besojnë më Bekteshit me promovimin e njëpasnjëshëm të këtij projekti, që sapo e promovonte para mediave, të nesërmen nuk punonte. Në vetë statusin e Facebookut të Bekteshit, komentet ndaj këtij veprimi janë qesharake, sa që disa dyshojnë ende që ky teleferik do të funksionojë, ndërsa të tjerët urojnë që kjo të jetë “e trete, e vërteta”.

Teleferiku jofunksional iu ka kushtuar qytetarëve 581 milionë denarë apo 9.5 milionë euro, ndërsa askush nuk mban llogari se përse ky teleferik nuk punoi kaq shumë vite dhe cila është garanca se ai do të funksionojë sërish. Kontrata e parë për ndërtimin e teleferikut është nënshkruar me 10 mars 2014, ndërsa edhe pas 7 viteve qytetarët nuk mund të shfrytëzojnë dobitë e tij.

Bekteshi pa fije turpi doli në fund të sezonit edhe njëherë me njjoftin në FB me lavdrata ndërsa harroi se deri dje ishte cak e kritikave të qytetarëve të Tetovës dhe shumë turistë tjerë se si teleferiku gjashtë ulës nuk ishte në funksion.

Qytetarët kërkojnë shërbime adekuate ndërsa me këtë qendër turistike askush nuk po merret viteve të fundit. Gjatë vikendit kolonat për të arritur në pjesën kryesore të kësaj qendre turistike, arrijnë deri në 4 kilometra, kjo për shkak të mungesës së parkingjeve. Qytetarë të cilëve shkojnë për relaksim, pushimi u kthehet në ecje të gjata dhe stresuese, ku shohin grumbuj mbeturinash dhe mosfunksionim të ski lifteve. Ende gjithçka funksionon si në kohën primitive që fatkeqësisht kjo qendër dikur ishte top-destinacioni i turistëve nga e gjithë bota.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për turizëm dimëror shkojnë në Bullgari ose në qendra tjera, edhe pse Kodra e Diellit dhe Mavrova janë dy qendrat të cilat kanë emër të njohur në ish-Jugosllavi. Qeveritarët siç duket nuk dinë si të veprojnë. Disa duan shitjen e plotë apo të pjesshme të Kodrës së Diellit ndërsa të interesuara janë disa kompani, mes tyre nga Zvicra, Italia, Austria por edhe Katari. Gjatë vitit të ardhshëm, Qeveria do të publikojnë shpallje për shitjen e kësaj qendre turistike. Si shpëtim i vetëm i Kodrës së Diellit ka ngelur vetëm shitja e plotë apo partneriteti publiko-privat sepse kompania Elem Turs ka dështuar në menaxhimin e kësaj qendre turistike.

Në fillim të sezonit ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi premtoi se do të kërkojë llogari nga Elem Turs për mosvënien në funksion të teleferikut me gjashtëulëse në Kodrën e Diellit, por edhe pasi lëshoi sot në përdorim këtë teleferik, nuk tregoi se kush do të mbajë llogari për kohën kaq të gjët të mos funksionimit të këtij investimi milionësh.

Kreshnik Bekteshi duhet të mbajë përgjegjësi si ministër i cili për dy mandate nuk arriti të lëvizë përpara zhvillimin e turizmit, duke mos patur asnjë investim në turizëm, qoftë ndërtim të hoteleve në qendrat verore ose dimërore. Maqedonia e Veriut ka kapacitetet të shumta, por fatkeqësia është se ministri që duhet të zhvillojë ekonominë nuk ka asnjë ide si të veprojë. Maqedonia e Veriut mund të jetë një ndër destinacionet kryesore të turizmit dimëror, me standarde evropiane që mund t’i konkurojë Bullgarisë, Sllovenisë e Italisë. Nëse turizmi dimëror është shumë i zhvilluar në këto vende, e fatmirësisht Maqedonia e Veriut e ka pasur këtë epitet në të kaluarën si destinacion kryesor i skiaotërvë më të mirë në botë, por tani gjithçka u shkatërrua. Në Kodrën e Diellit janë mbajtur gara të ndryshme ndërkombëtare, por me menaxhimin kaq të dobët dhe duke dashur që secili ta përvetësojë dhe privatizojë këtë qendër, e kanë sjellë në nivelin më të ulët të zhvillimit këtë qendër turistike.

Andaj nga ajo “U tha u bë, pastaj u tha s’u bë, sërish kemi u tha, u bë, por sa do të zgjatë!” Uroj të zgjatë sa më shumë, në të kundërtën nëse kjo nuk është gënjeshtra e radhës, Bekteshi dhe përgjegjësit tjerë duhet të japin llogari.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...