Koment / Turpi i partive politike shqiptare, nga Reçica deri në Kumanovë! U bënë JESHIL, ME KA KREJT !

Shkruan Bexhet Musliu

Po fillon edhe një fushatë parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Në 20 ditët e ardhshme do ët dëgjojmë zhurmë sa të duash. Lëvdata pa kufij për atë që gjoja kanë punuar gjatë mandatit katërvjeçar, saqë do ta pyesim vetveten a jemi duke jetuar në shtetin për të cilën po flasin pushtetarët tanë, apo në ndonjë vend më të varfër. Sepse lëvdatat e tyre dallojnë shumë (për fat të keq) nga realiteti në të cilin jetojmë. Si nata me ditën!

Që prej startit po zhvillohet një propagandë e nivelit të ulët, kryesisht përmes portaleve “fake”. Që nga Reçica, deri në Saraj e Radushë, që nga Struga e Kërçova e deri në Shkup e Kumanovë, familjarë e shokë të politikanëve në pushtet kanë hapur portale pak para zgjedhjeve pa adresë e pa ekipe, sa për t’i ndarë paratë e fushatës mes veti. Duke servuar lajme koti, mundohen ta mbulojnë “zullumin me shoshë“. Është kjo sjellje e turpshme e partive shqiptare që po njollosin gazetarinë shqiptare, duke i stolisur me “gjelbrim të rrejshëm” e “ME KA KREJT” .

Mendojnë se po fitojnë, por në fakt po e nënçmojmë opinionin prej të cilit kërkojnë vota me portale “JESHILE“, që do ti djegë bryma e parë e tetorit. Po tregojnë joseriozitet që mund të ju kushtojë shumë shtrenjtë.

Po e nënçmojnë fillimisht veten, e pastaj edhe votuesit, kur po mundohen që shkatërrimin e Malit Sharr me hidrocentrale të na e shesin si politikë të blertë.

Ose ku mundohen që kontejnerët me bërlloqe, të na i shesin si asete “JESHILE“. Ata që me vite të tëra ia thithnin Gruevskit tymin e Jugohromit, vetëm pse investitori ishte rus, tani po krekosen si bartës të ideve moderne ekologjike evropiane. Dhashtë Zoti të jetë ashtu, por me sjelljen që po tregoni, po leni shumë pak hapësirë që opinioni të ju besojë.

Po gënjejnë sa munden, me ka krejt edhe ata të cilët si duket kanë faj për djegien e spitalit modular në Tetovë. Nënshkrimi i tyre qëndron te dokumentacioni për spitalin modular, kurse neve na shiten si shpëtimtar të pacientëve. Humbësit e djeshëm në Tetovë, në mënyrë mjaft banale duan të na shiten si fitimtarë të nesërm. Nuk arritën ta fitojnë Tetovën kur ishin një parti e kompletuar, zotohen se do ta fitojnë tani kur kanë mbetur gjysmë partie. Po e gënjëjnë opinionin duke u shtirur si armiq me ata që janë bashkuar dhe integruar në Qeveri, e nëpër ministri. Bash ME KA KREJT po llogarisin të marrë, mos të shprehem në mënyrë më vullgare e të them se po na llogarisin budallenj. Harruan ku mbet fjala, e ku mbet BESA e dhënë ndaj qytetarëve.

Është interesant, se kur punojnë me mediumet maqedonase kanë qasje krejt tjetër. Qasje plotësisht profesionale, deri sa me mediumet shqiptare punojnë shkel e shko. Domethënë nuk bëhet fjalë se nuk po dikën si punohet në mënyrë profesionale, por qenka në pyetje nënçmimi ndaj opinionit shqiptar.

Shqiptarëve mund të ju shesim marulla e sallata, se lehtë ua marrim votën, por me maqedonasit duhet të kemi më tepër kujdes. I tradhton nënvetëdija dhe na tregojnë se më shumë respekt kanë për maqedonasit, se për popullin që i takojnë. Sa shtrenjtë mund ta paguajnë këtë qasje, vetëm 17 tetori do të tregojë!

Related posts

Beni Shaqiri kandidat për kryetar të Qytetit të Shkupit, Nikolla Panovski në listën e këshilltarëve nga koalicioni “”Të vendosur për ndryshime”

Redaksia

Kush do të trokasë i pari në derën e VMRO-së, Bilall Kasami apo Teuta Arifi ?

Redaksia

Takim i ministrit Spasovski me përfaqësuesen e UNHCR-së, Sandri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More