Koment / VMRO ofendon shqiptarët e Butelit, garon me kumbarën e Johan Tarçullovskit!

Shkruan, Bexhet Musliu

 

Shkup, 17 shtator – VMRO ka habitur votuesit shqiptarë duke kandiduar në Butel Darko Kostovski për kryetar komune.

Merreni me mend, me një kandidat që ka qenë kumbar i Johan Tarçullovskit, VMRO synon votat shqiptare në Butel! Çfarë dëshpërimi!

Johan Tarçullovski ka qenë pjestar i policisë së Maqedonisë gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, kurse nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës u dënua me 12 vjet heqje lirie pasi u shpall fajtorë për krime lufte në rastin e vrasjes së 10 civilëve të pa fajshëm shqiptar në fshatin Luboten.

Ai nga ekstremistët maqedonas vazhdon të konsiderohet si “hero” dhe që nga dalja nga burgu ka qenë shumë aktiv në zhvillimet e përgjithsme shoqërore brenda vendit, kurse deri më tani asnjëherë nuk ka shprehur keq-ardhje për një krim të tillë.

Hija e tij tani ndjek jetën politike të kumbarit të tij Darko Kotevski, i përzgjedhur si kandidat i VMRO-së në Butel. Kjo duket si një mendjelehtësi politike, sado që mund të jetë dicka e planifikuar, duke marrë parasysh se në këtë komunë ka një numër të madh të votuesve shqiptarë, e që janë edhe vendimtarë për të përcaktuar se cila parti do të triumfojë aty. Një figurë e tillë, as më pak, e as më shumë, është një fyerje ndaj këti elektorati.

Pasi që shqiptarët janë përcaktuesit në këtë komunë, si mundet që VMRO të kërkojë votën e tyre me një kandidat të tillë?

A është kjo një provokim ndaj elektoratit shqiptar që jeton në Butel?

Cili shqiptar mund ta votojë me dorën e tij kumbarën e Tarçullovskit?

Kjo do të ishte përbuzje e masakrës në Luboten.

A nuk kishte njerëz tjerë VMRO për të garuar në këtë komunë pos me Darko Kostovski?

A mos ndoshta VMRO dëshiron që me vetëdije të bëjë vetëvrasje politike?

A ka Darko Kostovski pikëpamje dhe vizion të njejtë me kumbarin e tij, apo ai është i ndryshëm?

Shqiptarët nuk guxojnë të eksperimentojnë me kandidatë të tillë, sado që mund të shtiren si engjuj para zgjedhjeve. Këtë eksperimentim nuk guxojnë ta bëjnë as shqiptarët e Butelit. Nëse e votojnë Kostovskin, kush garanton se nesër për fatin e shqiptarëve në këtë komunë nuk do të vendosë i dënuari për krime lufte, Johan Tarçullovski?

Këto janë disa nga pyetjet të cilat do të marrin përgjigje të fuqishme nga shqiptarët e Butelit me datë 17 tetor.

Kjo përgjigje mund të parandjehet prej tani, sepse VMRO si duket e ka vendosur që edhe katër vitet e ardhshme të jetë opozitë në Butel. Askush nuk i ka faj!

Related posts

Tre pacientë e humbën betejën me virusin korona në spitalin modular të Shtipit

D V

Zgjedhjet në të njëjtën ditë në Kosovë e Maqedoni shtojnë dilemat për votuesit me dy shtetësi (Video)

I Z

“Gostivari qe dua”, te rinjte vendosin “LOJRA FATI” përpara zyrave të Taravarit

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More