Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Komentohet propozimi i Kurtit për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq shprehën qëndrime të ndryshme në raundin e ri të dialogut që filloi në Bruksel.

Në takim e tyre të parë në këtë proces, Kurti dha disa propozime ndërsa Vuçiq, tha se delegacioni i Kosovës kishte shkuar që të mos pajtoheshin për asgjë.

Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës për RTV Dukagjinin ka thënë se në takimin e ditës së sotshme ishte e pritshme që nuk do kishte një rezultat konkret.

Krasniqi thotë se pamë që Kurti qëndroi parimin e tij se nuk do të vazhdojë dialogu aty ku e kishte lënë qeveria paraprake.

“Me ish-kryeministrin Hoti ishin hapur disa tema që nga asociacioni, të pagjeturit e disa tema tjera ekonomike. Por sot ishte e pritshme që këto tema nuk do të shkonin më tej”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Menaxherja e projekteve në KDI, thotë se është e paqartë pse Kurti ka propozuar edhe një marrëveshje paqeje me Serbinë kur dihet se paqen e ruan KFOR-i.

“Është e vërtet që Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje, por ne nuk jemi në luftë që nga viti 1999 pasi këtu është KFOR-i dhe NATO që garantojnë paqen…Ndoshta Kurti do ta sqarojë më tepër në të ardhmen këtë pikë”, deklaroi Krasniqi.

Megjithatë Krasniqi thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në kërkesat e saj pasi mund të dëmtojë raportet me shtetet mike siç ishte rasti me SHBA-në për reciprocitetin.

Anëtari i Bordit i Kongresit Panshqiptar Amerikan PAAC, Uk Lushi në një postim në Facebook duke komentuar këtë pikë të propozuar nga Kurti ka thënë se Traktati më i mirë i paqes për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke.

“Këtë ide për Traktatin e Paqes Kosovë-Serbi e ka thënë më përpara edhe qeveria Thaçi përmes Hajredin Kuqit. Është ide formale që mandej ka hapur paralelen Republika Federale Gjermane- Republika Demokratike Gjermane. Kosova dhe Serbia nuk mund kurrë të jenë dy Gjermanitë, por janë si Izraeli dhe Gjermania. Kosova është Izraeli, Serbia si Gjermania e Hitlerit. Traktati më i mirë i paqes për Kosovën dhe Serbinë është njohja reciproke. Nuk duhet humbur leverixh me tema formale që Serbia mund t’i shfytëzojë si pika negociuse se gjoja po lëshon pe në diçka që nuk ka vlerë intrinsike”, ka shkruar Lushi në Facebook.

Postime të ngjashme

Nisen për në Kosovë kufomat e 10 viktimave të aksidentit në Kroaci

D V

Detaje nga dëshmia në Gjykatë e udhëtarëve të autobusit që u aksidentua në Kroaci

D V

Sveçla: 26 korriku të shpallet datë përkujtimore për policët e rënë në detyrë

D V

​Tragjedia në Kroaci, drejtoresha e Kryqit të Kuq në Sllavonski Brod: Ende kemi punë me disa nga të lënduarit

D V

Nesër në Kosovë, temperaturat do të shkojnë deri në 38 gradë

D V

Japin dorëheqje tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...