Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Komisionari i Bashkimit Evropian: Kosova të përshpejtojë reformat në rrugën evropiane

Olivier Varhelyi, Komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negocim të zgjerimit, tha sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe ky është interes strategjik i vendeve evropiane.

Varhelyi i bëri këto komente gjatë qëndrimit në Prishtinë, pak ditë pas publikimit të Raportit të përparimit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Varhelyi tha se Bashkimi Evropian do të ndajë fonde dhe do të ndihmojë vendet e Ballkanit për të përmbushur kushtet për integrim evropian.

Ai përmendi planin e investimeve që parashikon ndarjen e fondeve miliardëshe për të ndihmuar vendet e rajonit.

Bashkimi Evropian miratoi këtë javë një pako prej 9 miliardë eurosh të granteve për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2027.

“Sidoqoftë, rritja e investimeve dhe e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor do të jetë e mundur vetëm nëse qeveritë janë vendosmërisht të përkushtuara dhe zbatojnë reformat themelore bazuar në vlerat evropiane; qoftë reformat ekonomike strukturore, forcimin e sundimit të ligjit ose përmirësimin e administratës publike, këto reforma janë thelbësore”, tha ai.

Komisionari Varhelyi tha se heqja e tarifës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina i ka hapur rrugën rifillimit të bisedimeve dhe mundësisë për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Përshpejtoni reformat sepse këto investime shkojnë së bashku me përpjekjet për reforma dhe e di që qeveria juaj është mjaft e përkushtuar, mirëpo duhet të angazhohet dhe zotohet më shumë për shpejtimin e reformave që lidhen me sundimin e ligjit”, tha ai.

Postime të ngjashme

Tërmkolli thotë se edhe Lumir Abdixhiku duhej të largohej nga LDK-ja

T E

Numërohen mbi 17 mijë vota të mërgatës, PDK kalon LDK-në

T E

Dorëzohet në Polici personi që kishte goditur për vdekje një qytetar në Ferizaj

T E

Murati-Kurtit: Mos u arsyeto, trego si do ta ndryshosh Kushtetutën për ta bërë bashkimin kombëtar

T E

Kanë simptoma sikur të COVID-19, por shumë qytetarë po rezultojnë negativ, mjekët tregojnë arsyet

T E

Covid 19 në Kosovë/ 488 të infektuar dhe 8 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...