Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Komisioneri i BE: Pasaporta shëndetësore, e disponueshme nga 15 qershori

“Pasaporta shëndetësore” që Bashkimi Evropian kërkon të realizojë për një rihapje të sigurt do të jetë në dispozicion nga 15 qershori. Kjo u njoftua nga komisioneri i BE-së në krye të vaksinave anti-Covid Thierry Breton në një intervistë me RTL, Le Figaro dhe Lci. Komisioneri gjithashtu tregoi certifikatën shëndetësore duke ilustruar si versionet digjitale ashtu edhe ato në letër.

Në prototipat e treguar në TV, versioni i smartphone-it është në një sfond të verdhë, ndërsa versioni në letër është në një sfond të gjelbër. Të dy raportojnë të njëjtin informacion, por në smartphone është e mundur të shikoni si një version të sintetizuar ashtu edhe një të plotë.

Breton përsëriti se do të jetë një dokument i harmonizuar dhe i njëjti kudo në BE sipas rregullores së përgjithshme të të dhënave personale.

Kur u pyet nëse do të jetë fakultativ apo i detyrueshëm, ai u përgjigj se mund ta bëjë kushdo që dëshiron dhe sa i përket atyre që nuk do të vaksinohen, ai tha: “Kjo nuk do të thotë që ne nuk do t’i pranojmë të gjithë, përsëri do të ketë analiza të antigjenit, Duhet të organizohemi me shpejtësi për rihapjen”, shkruan A2.

Breton tha gjithashtu se imuniteti i tufës nga koronavirusi në Evropë pritet të arrihet deri në mes të korrikut. Ai më pas shpjegoi se vera e ardhshme duhet “të jetë e ngjashme me vitin e kaluar” falë fushatave të vaksinimit që po zhvillohen në Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...