Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Komisioneri Varhelyi: Qasje e shpejtë ndaj vaksinës për Ballkanin

Bruksel, 25 janar – Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha sot se është e nevojshme që të garantohet një qasje e shpejtë ndaj vaksinës për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri Varhelyi, bëri të ditur përmes një postimi në Twitter, se këtë çështje e kishte ngritur gjatë mbledhjes së sotme në Bruksel të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, ndërsa theksoi se në luftën ndaj COVID 19-ës Bashkimi Europian mbështet partnerët e tij në Ballkanin Perëndimor dhe vendet fqinje.

Pak ditë më parë ai foli për ngritjen e “një mekanizmi për të strukturuar furnizimin me vaksina të vendeve anëtare, me një fokus të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor”, por ende është e paqartë se çfarë konkretisht pritet të ndryshojë në qëndrimin e BE-së, e cila deri më tani ka lëvruar një fond prej 70 milion eurosh për vendet e rajonit të Ballkanit për të blerë vaksina.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kritikuar në mënyrë të përsëritur Bashkimin Europian i cili la jashtë skemës së furnizimit me vaksina, vendet e Ballkanit, duke deklaruar se, sipas tij, atyre nuk u mungojnë paratë por mundësia për të siguruar vaksinat.

Ndërsa Serbia ka vendosur dhe përdorimin e vaksinës ruse dhe asaj kineze, Shqipëria nisi procesin dy javë më parë, me një sasi të vogël të vaksinës Pfizer, ndërsa është në pritje të mbi 10 mijë dozave brenda Janarit dhe mbi 30 mijë të tjerave në shkurt.

Postime të ngjashme

Hospitalizohen 667 kovid-pacientë, prej tyre 256 janë në Shkup

T E

Vijon propozim-plani deri tek MASH për profilet e reja në shkollat profesionale

T E

Kop: Të mos bëhet dramë nga secila pengesë në rrugën drejt BE-së

T E

Përfundon shpallja e kandidaturave, Zaev i vetëm si lider i LSDM?

T E

Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19, kufizime të reja nuk do të ketë

T E

ZGJEDHJET LOKALE / “ASH” Asaf Ademi apo Arben Taravari, “BDI” Nevzat Bejta kandidat për kryetar komune Gostivar ?

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...