Agjencia Zhurnal.mk

Komisioni Evropian refuzon kërkesën e Holandës për anulimin e vizave për Shqipërinë

Tiranë, 3 korrik – Komisioni Europian ka refuzuar kërkesën e Holandës për anulimin e vizave për Shqipërinë.

Zyra e Delegacionit të BE në Tiranë konfirmoi për RTV Ora se kërkesa e Holandës është refuzuar.

Komisioni ka vlerësuar se Shqipëria vazhdon të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave.

Deputetët holandezë kërkuan pezullimin e regjimit të vizave për shkak të kriminalitetit të lartë në vend dhe numrit të lartë të grupeve me prejardhje shqiptare.

Kërkesa e Holandës u depozitua zyrtarisht në Komisionin Evropian më 31 maj.

Krimi me origjinë nga Shqipëria ka qenë në vëmendjen e organeve ligjvënëse holandeze prej vitit 2017, dhe mendohet se është më aktiv në fushën e pastrimit të parave dhe të kontrabandimit të lëndëve narkotike.

Një pezullim të tillë e ka kërkuar dhe Franca më parë për shkak të numrit të lartë të azilkërkuese.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...