Në çdo fillim mbledhje të komisionit hetimor për TIMS, PD vijon të kundërshtojë PS për kërkesën e tyre që seancat dëgjimore të bëhen të mbyllura. Drejtuesi demokrat i cilësoi si mbledhje të lakuriqëve të natës në errësirë, ndërsa nënkryetari socialist Toni Gogu akuzon opozitën se kërkon të bëjë show politik. Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare puna e komisionit do të rikthehet më 26 qershor.
“Kombëtarja e futbollit do ta paralizojë punën e parlamentit për një kohë të gjatë dhe duke marrë parasysh këtë, jemi dakordësuar që mbledhja tjetër të jetë më 26 qershor. Edhe me dyer të mbyllura ato që u dëgjuan në këtë komision ishin llahtar në raport me sesa thellë dhe rëndë është cenuar siguria kombëtare në raport me të dhënat e sistemit TIMS dhe trondisin themelet e shtetit”, u shpreh Salianji.
“Ju e doni shtetin në televizor, se keni tallavanë e qytetarit digjital. Duke shprehur çudirat tona të stisura, ne nuk e kalojmë kohën duke pyetur dëshmitarët aq më shumë kohë i marrim detyrës sonë edhe i japim një detyre që s’na e ka kërkuar njeri është ajo e shout televiziv. Është e panevojshme që ky komision në një botë paralele të krijojë dhe një tragjikomedi”, tha Gogu.
“Të bëhet me dyer të mbyllura si lakuriqët e natës”, u shpreh Salianji.