Agjencia Zhurnal.mk

Komisioni i përzier, diskutohen tekstet shkollore

Shkup, 18 maj – Dy ditët e fundit në Ohër prapa dyerve të mbyllura u mbajt takimi i katërt i Komisionit maqedonas-grek që diskuton çështjet arsimore, arkeologjike dhe historike, dhe në të cilën tema kryesore ishte përmbajtja e teksteve shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm.

Sipas informacioneve nga një pjesë e ekipit negociator, negociatat deri tani shkojnë mirë, ka progres në to dhe takimi i radhës do të zhvillohet në qershor në Greqi. Ata nuk mund të konfirmojnë edhe sa takime do të duhen për të arritur një zgjidhje përfundimtare, por ajo që arritëm ta merrnim si informatë është se konkluzionet e këtij komisioni në fund do të shqyrtohen nga qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të cilët duhet të japin dritën jeshile “.

Bisedimet nga pala maqedonase i udhëheq ambasadori Viktor Gaber dhe nga pala greke zëvendësministri i jashtëm grek Markos Bolaris. Sipas informatave nga palët negociuese, edhe pse të gjithë në negociata kanë vepruar nga pozita e vet, harmonizimi i programeve në tekstet shkollore do të jetë baza, për mënyrën se si do të konceptohen tekstet shkollore në të ardhmen dhe çfarë do të mësojnë fëmijët. Përveç teksteve shkollore maqedonase diskutohet edhe rreth ndryshimeve në  tekstet shkollore greke. Megjithatë, temë më e ndjeshme janë tekstet shkollore të historisë për të cilat me siguri do të nevojitet kohë për të ardhur deri te harmonizimi. Në bisedimet në Ohër morën pjesë 20 ekspertë nga të dyja pakët të fushave të ndryshme. Në kumtesën e përbashkët të Komisionit inter-disiplinor maqedonaso-greke i dalë nga Marrëveshja e Prespës qëndron se në atmosferë konstruktive dhe kolegjiale kanë bërë rishikim të detajuar dhe gjithëpërfshirës të planeve mësimore të historisë, teksteve shkollore dhe materialeve ndihmëse mësimore të historisë që janë në përdorim në të dyja vendet. Materiali i sipërpërmendur duhet të pastrohet në afat sa më të shkurtë prej çfarëdo referencave irredentiste dhe revizioniste.

Në bazë të Marrëveshjes së Prespës dhe në përputhje me qëllimet dhe parimet e UNESKO-s dhe të Këshillit të Evropës, është miratuar metodologjia, e përshkruar në konstatimet, për revizionin e planeve mësimore dhe tekstet shkollore. Dy delegacionet u pajtuan që të nxisin përfshirjen e më shumë përmbajtjeve nga fusha e kulturës dhe artit në arsim me qëllim të ndërtimit të pasqyrës pozitive”, thonë nga  Komisioni maqedonaso-grek.

Mes tjerash, është arritur pajtueshmëri edhe për kornizën kohore për zbatimin e konstatimeve të Komitetit të përbashkët interdisiplinor dhe dorëzim të rekomandimeve relevante në Këshillin për bashkëpunim të lartë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...