Komisioni i Venecias rrëzon Metën dhe opozitën, lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019

Komisioni i Venecias lë në fuqi zgjedhjet e 30 qershorit 2019 dhe nuk e këshillon Gjykatën Kushtetuese t’i përsërisë ato.

 

Në dokumentin i cili zyrtarisht do të miratohet nesër nga vetë Komisioni, thuhet se bojkoti i partive (siç bëri PD në 2019) nuk është arsye që zgjedhjet të mos mbahen çdo 4 vjet siç është periodiciteti i tyre.

Mendimi Komisionit të Venecias ju kërkua nga Gjykata Kushtetuese pasi ajo po shqyrton një padi të shoqatave të bashkive të drejtuar nga Voltana Ademi.

Padia kërkonte pavlefshmërësinë e zgjedhjeve, me argumentin se presidenti i Republikës e anuloi dekretin për mbajtjen e tyre, në kushtet kur Opozita bojkotoi, dhe në gjysmën e bashkive nuk kishte garë.

Related posts

Ambasadorja Kim shëtitje buzë detit dhe takim me peshkatarët: E lumtur ta nis javën në Vlorë

D V

Situata nga covid/ MSH: 486 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

D V

Artikulli i prestigjozes italiane: 15 vende ku mund të bëni rafting në Europë, mes tyre edhe Vjosa

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More