Komisioni për çështje evropiane nuk pranoi asnjë amandament për Propozim-ligjin për shtetësi

Shkup, 26 korrik – Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane sot, në ditën e dytë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe propozim të Ligjit për shtetësi të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

 

Kryetari I Komisionit, Arbër Ademi për MIA-n deklaroi se amandamanetet u shqyrtuan dhe asnjëri nuk ishte pranuar dhe miratuar nga ana e anëtarëve të komisionit.

“Përfundoi edhe dita e dytë me shqyrtimin e të gjitha amandamenteve. Edhe pse në fillim, edhe në ditën e parë edhe sot, në ditën e dytë të diskutimit për Propozim-ligjin pati mjaft intervenime procedural nga ana e deputetëve nga opozita. Në fund, me shumicë votash u sollën vendimet nga ana e komisionit”, potencoi Ademi.

Ky Propozim-ligj shkon në mbledhje plenare të Kuvendit, më saktësisht në mbledhjen e 47-të.

Për këtë Propozim-ligj kishte të parashtruar disa amandamente. Nga VMRO-DPMNE opozitare pati vetëm gjashtë amandamente të cilat, siç tha Ademi, ishin të parregullta dhe fare nuk u shqyrtuan. Ai informoi se morën njoftim nga kryetari I Kuvendit, Talat Xhaferi se ato amandamente nuk do të parashtrohen sepse janë të parregullta. Komisioni sot I shqyrtoi vetëm amandamentet nga deputeti i së Majtës, Borisllav Kërmov.

Me propozim-ndryshimet e ligjit duhet të zgjidhet statusi I njerëzve nga ish-republikat jugosllave të cilët deri në ditën e shpalljes së pavarësisë kanë jetuar në vend. Ata do të duhet të marrin shtetësi në afat prej tre viteve pas hyrjes në fuqi të ligjit

Related posts

Vetëm prej 16 ditësh u përfundua bulevardi “Kërste Misirkov”

D V

Disa lagje në Shkup nesër nuk do të kenë energji elektrike

R Zh

Parashikimi i motit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More