Komisioni për Mbikëqyrje i AKMIS-it: Ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike, përjashtimi i gjykatësve është në përputhje me procedurën ligjore

nga Redaksia

Shkup, 1 mars – Komisioni për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores së Gjykatës dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve në gjykata ka konstatuar se ndarja e lëndëve gjyqësore bëhet në mënyrë elektronike dhe se nuk është regjistruar ndarja manuale e lëndëve. Përjashtimi i gjykatësve bëhet sipas procedurës ligjore dhe për çdo përjashtim dhe përfshirje të gjykatësve nga AKMIS ka vendime të arsyetuara.

Në procesverbalet e Komisionit,  të publikuara në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë (pravda.gov.mk), si dobësi të konstatuara theksohen mungesa e gjykatësve dhe zyrtarëve administrativë, prandaj edhe propozohet që Këshilli Gjyqësor të bëjë zgjedhje urgjente të gjykatësve për të siguruar plotësimin e gjykatave. Në disa gjykata është konstatuar se nuk ka central telefonik, nuk janë siguruar uniforma për pjesëtarët e policisë gjyqësore dhe nuk ka ashensorë apo qasje për personat me aftësi të kufizuara. Gjykatat gjithashtu nuk publikojnë rregullisht programet e punës, planet vjetore, oraret dhe aktet tjera në ueb-faqe për të mundësuar transparencë më të madhe të punës së gjykatës.

 Nga Ministria e Drejtësisë sot  informuan se janë propozuar masa për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe se Komisioni do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More