Komisioni për mbrojtje dhe siguri i ka mbështetur ndryshimet e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim

Shkup, 19 korrik  – Komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri sot i ka mbështetur ndryshimet e propozuara në Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim, në leximin e parë, të parashtruara nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Ndryshimet, shkroi në një postim në Fejsbuk, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, parashikojnë paga më të larta me mbi 25 për qind për piroteknikë, të cilët për shkak të kompleksitetit të detyrave të punës u përcaktohehet plus shtesë page për 35 për qind, stazh i beneficuar dhe kushte më të mira për pension. Njëherit paga më të larta për inspektorët, si dhe procedura të qarta për kompensimin e dëmeve nga stuhitë në tokën bujqësore.

“Piroteknikët rrezikojnë jetën e tyre për sigurinë tonë. Le t’ua shpërblejmë me më shumë kujdes!, tha Shekerinska, duke ndarë të dhëna se çdo vit në vend gjenden 600 deri në 1000 mjete të pashpërthyera, dhe vetëm vitin e kaluar në Manastir u gjetën 12.300 mina të pashpërthyera.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara në Ligj është ndryshimi i statusit të piroteknikëve nga zyrtarë administrativ në persona me kompetenca të veçanta, si dhe harmonizimi i të drejtave të tyre me normat ndërkombëtare.

Related posts

Listën zgjedhore deri dje e kanë kontrolluar 12 338 persona

N E

Moti sot i ngrohtë me temperatura deri 41 gradë

Z H

Manastirliu në bisedë me Filipçen ka ofruar ndihmë në përballjen me tragjedinë në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com