Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi tre muaj punon në themelim institucional

Shkup, 22 prill – Zhurnal.mk – Përpjekjet dhe pritjet e Komisionit të ri për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi janë ajo të jetë mekanizëm i fuqishëm për mbrojtje dhe përparim të barazisë dhe të drejtat e njeriut të qytetarëve, por në vend se të fokusohet në plotësimin e mandatit të tij – punë sipas ankesave të qytetarëve për raste konkrete të diskriminimit, tre muajt e parë i ka kaluar në themelim institucional. Komisioni nga maji përfundimisht fillon të shpërngulet në hapësira të reja, ndërsa ende pritet sistematizimi që të mund të fillojë me furnizimin e pajisjes së nevojshme.

Komisioni deri tani ka mbajtur 12 seanca, nga të cilat në të fundit janë sistemuar lëndët dhe është formuar data-bazë, me të cilën ndoshta të fillohet puna sipas procedurave konkrete.

Kjo ishte porositur në konferencën e sotme onlajn, “Përforcimi i rolit të KPMD-së në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, të organizuar në suaza të projektit “Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi: Aksion i bashkuar për përparimin e barazisë dhe të drejtës sociale në bashkësitë e margjinalizuara”, të mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni.

Kryetarja e Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi Vesna Bandevska, porositi se qasja e tyre si institucion i sapothemeluar është i fuqishëm, themelor dhe serioz.

“Prandaj vendosëm të shkojmë, ndoshta nëpërmjet rrugës më të vështirë, por me qëllim që të garantojmë akte të mira serioze dhe cilësore, mbi të cilat do të themelohet ky Komision. Jo vetëm në përbërjen e saj të parë por edhe në të gjitha përbërjet e ardhshme”, deklaroi Bendevska.

Kire Vasilev, nga Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, potencoi se Komisioni deri tani ka mbajtur 11 seanca në Klubin e deputetëve, ndërsa vetëm e fundit e 12-ta është mbajtur dje në hapësirat e reja – ish zyrat e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit.

Me vendim të Qeverisë, potencoi ai, i morëm ish zyrat e KSHPK-së, ku nga maji do të mund të shpërngulemi.

“Na duhen kompjutorë dhe pajisje, që janë parashikuar me buxhet, por ai nuk është funksional derisa nuk e kalojmë sistematizimin e parë – që të bëjmë furnizim publik duhet të jetë nga të punësuarit”, deklaroi Vasilev.

Në proces, tani është mini sistematizimi për 13 vende pune – të gjithë nga administrata publike, për të cilët pritet pëlqim.

“Me buxhetin në vijim për vitin 2022 presim të hapim shpallje publike, me të cilin shpresojmë se do të punësojmë juristë të cilët do të punojnë në lëndët, që është roli thelbësor i funksionit tonë”, porositi Vasilev.

Të gjitha sfidat me të cilat përballen, sipas Vasilevit, dalin nga mangësitë e Ligjit, të cilat nuk janë parashikuar gjatë sjelljes së zgjidhjes ligjore.

Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të RMV-së Cvetanka Ivanova shprehu bindje se Komisioni do të lë gjurmë në këtë shoqëri ende stereotipike.

“Kuvendi e solli ligjin për antidiskriminim dhe filloi zgjedhjen e anëtarëve sipas procedurës. Paraprakisht solli buxhet për punën e Komisionit dhe krijoi kushte për fillim të komisionit. Por, më vonë u përballëm se në Ligj ka mjaft mangësi dhe paqartësi të cilat nuk lejuan mundësi që Komisioni menjëherë, të fillojë me punë efikase”, tha Ivanova.

Komisioni, potencoi ajo, në Kuvend është dashur të ketë partner të rëndësishëm në trupat e përhershëm mbikqyrrës, veçanërisht në Komisionin amë për punë dhe politikë sociale, komisionin anketues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe Komisioni për mundësi të barabarta në kuvend.

Deputetja, kryetare e Komisionit kuvendor për mundësi të barabarta Gordana Siljanovska, porositi se Komisioni kuvendor i punës dhe politikës sociale nuk është zgjedhja më e mirë për trup amë në këtë Ligj, por që duhet të jetë Komision kuvendor për barazi midis burrave dhe grave.

Pret, potencoi ajo, normat evropiane në Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi gradualisht të bëhen realitet.

Sipas Stojan Mishev, nga Shoqata ESE – Rrjeti për mbrojtje nga diskriminimi, porositi se si rrjet konsiderojnë që, shteti duhet të tregojë dhe demonstrojë vullnet dhe të sigurojë më shumë mjete buxhetore për punë të pandërprerë të Komisionit.

Anëtarë të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi janë Igor Jadrovski, jurist i diplomuar i cili kaloi provimin e jurisprudencës nga Shkupi, Neda Çalovska Dimovska, juriste e diplomuar nga Shkupi, Limko Bejzaroski, politikolog dhe doktor i shkencave të historisë nga fshati Plasnicë, komuna e Plasnicës, Irfan Deari, mjek specialist nga fshati Bogovinjë, të cilët janë me mandat pesë vjeçar, ndërsa mr. Kime Vasilev politikolog nga Manastiri, Ismail Kamberi, magjistër i shkencave juridike dhe Vesna Bendevska, psikologe nga Manastiri, janë zgjedhur me mandat tre vjeçar.

Ligji për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, pothuajse në formë identike në të cilën ishte miratuar në përbërjen paraprake parlamentare, ndërsa ishte hequr në maj të vitit të kaluar nga Gjykata Kushtetuese për shkak të sjelljes pa shumicë të nevojshme prej 61 deputetëve, ishte miratuar sërish kah fundi i tetorit.

Me Ligjin ndalohet çdo diskriminim në bazë racore, ngjyrë të lëkurës, preardhje kombëtare ose përkatësi etnike, gjini, orientim seksual, identitet, përkatësi të grupeve të margjinalizuara, gjuhë, shtetësi, preardhje sociale, arsim, religjion ose bindje fetare, bindje politike, bindje tjetër, pengesa, moshë, gjendja familjare ose martesore, status pronësor, gjendje shëndetësore, status shoqëror ose ndonjë bazë tjetër.

Postime të ngjashme

Koncesionerët e plazheve largojnë vet ndërtime pa leje në plazh të Strugës

Bekim Laçi

E fundit: Në dasëm mund të ftoni sa të doni mysafir, hiqet dhe ora policore

Zekirija Haxhiu

Borisov ulë tonet: Inkuadrimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE është strategji e Bullgarisë

Zekirija Haxhiu

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri në 26 gradë

Zekirija Haxhiu

Konferencë “Forcimi i sundimit të Ligjit” në Ballkanin Perëndimor: Mjete të vjetra për rregulla të reja?

Zekirija Haxhiu

Fillon regjistrimi në shkollat e mesme

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...