Komisioni për parandalimin e korrupsionit shqyrtoi dhe hodhi poshtë të gjitha gjashtë ankesat për shkelje gjatë procesit zgjedhor

nga D. V.

Shkup, 12 nëntor – Komisioni për parandalimin e korrupsionit shqyrtoi dhe hodhi poshtë të gjitha gjashtë ankesat për shkelje gjatë procesit zgjedhor. Të gjitha pretendimet u hodhën poshtë si të pabaza dhe për to nuk do të ketë hetime të tjera plotësuese. Sa u takon lëndëve të tjera jashtë procesit zgjedhor, në seancën e antikorrupsionit u konstatuan parregullësi gjatë punësimeve në një komunë ku nje person është emëruar ushtrues detyre drejtor në një çerdhe, në kundërshtim me ligjin. Parregullësi u konstatuan dhe në një tjetër rast punësimi në një institucion në Qytetin e Shkupit. Dosja me gjetjet e Antikorrupsionit për të dy lëndët do të përcillet për hetim të mëtejshëm në prokurori. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More