19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni TOP LAJM

Komisioni për Sëmundje Infektive vendos për mësimin tërë-ditor

Shkup, 20 shtator – Po afrohet fillimi i vitit shkollor, i cili për shkak të korona krizës do të fillojë më 1 tetor, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive dje dhe sot e shqyrton mundësinë për vendosje të mësimit tërëditor në shkollat fillore, duke e marrë parasysh mësimin me prani fizike, e cila është parashikuar për fëmijët deri në klasën e tretë do të shkurtohet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje theksoi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët duhet të mbesin në shkollë edhe pas përfundimit të orëve në turne.

“Do të merret mendim pozitiv njëjtë sikur merret vendim edhe për përjashtime më të gjitha shkollat e tjera, gjegjësisht nëse numri i fëmijëve është aq i vogël që nuk e rrezikon sigurinë e tyre, gjegjësisht të mos ketë rrezik epidemiologjik shtesë që një grup i caktuar i fëmijëve do të mbetet edhe pas mbarimit të turnit. Përparësi mbetet se është i njëjti grup i fëmijëve, kështu që kontaktet nuk rriten, ata kanë qenë në kontakt më parë, tani rritet vetëm koha e qëndrimit”, shpjegoi Filipce.

Related posts

Qyteti i Shkupit e vazhdon afatin për subvencione për inverterë

T E

Garë digjitale “Race for the cure” për ngritjen e ndërgjegjes për kancerin në gji

Z H

Ministri Osmani priti në takim ambasadorin kinez, Zhang Xuo

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...