Agjencia Zhurnal.mk

Komisioni për sëmundje ngjitëse jep dritë jeshile për koncerte dhe ngjarje publike

Shkup, 29 qershor – Zhurnal.mk – Komisioni për sëmundje ngjitëse në mbledhjen e sotshme ka miratuar protokolin për organizimin e ngjarjeve publike, të cilën javën e kaluar e propozuan përfaqësues të shoqatës të muzikantëve dhe organizues të ngjarjeve, përcjellë Zhurnal.

Kjo është konfirmuar vet nga Ministria e Shëndetësisë. Sot është pranuar që të jepet leje të organizohen ngjarje publike por me kusht të mos mbushet vendi më tepër se 50% e kapacitetit.

Autoritetet thonë se protokoli është solid sepse parasheh hyrje të kontrolluar në ngjarje. Biletat do të shiten në mënyrë elektronike me qëllim të mos bëhen radhë të gjata. Gjithashtu do të jetë e obligueshme mbajtja e maskës.

“Shoqatat marin për obligim vet të kontrollojnë zbatimin e masave preventive në vendet ku do të ketë ngjarje, që është absolutisht për lëvdata ky veprim profesional”, thonë nga MSH.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...