Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit

Komisioni për të pagjeturit demanton pohimet për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit.

Pas Andin Hotit, edhe Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka demantuar raportimet për kthimin e eshtrave të veprimtarit të zhdukur të çështjes kombëtare Ukshin Hoti.

“Ju lutemi kujdes, me lajme të tilla, për hir të familjes Hoti dhe gjithë familjarëve të personave të zhdukur me forcë, që edhe 22 vjet pas lufte vazhdojnë të jetojnë me dhimbjen dhe ankthin e pritjes për të mësuar të vërtetën për më të dashurit e tyre të zhdukur dhunshëm”, thuhet në reagim.

“Lajme të tilla, krahas shkaktimit të dhimbjes së familjeve, dëmtojnë rëndë procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur”, ka thënë Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit.

Ukshin Hoti është zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë dhe tash e kësaj dite nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Related posts

Borrell: Të tërhiqen policët dhe të hiqen barrikadat nga veriu

D V

Batanije, dyshekë, ushqim: Familjarët me gjësende elementare për të qëndruar pran pacientëve me COVID-19

D V

Kosova në 24 orët e fundit regjistron 1067 raste të reja me Kovid-19

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More