Komisioni për Transport dhe Lidhje do të organizojë debat për ndërtim ilegal

Shkup, 9 korrik – Edhe për pesë vjet do të vazhdohet afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2011 për lëndët të dorëzuara deri te komunat deri në vitin 2018 për çfarë zgjidhja ligjore duhet të shpejti të kalojë në seancë plenare. Komisioni Kuvendor për Transport dhe Lidhje sot e përfundoi leximin e dytë të Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje dhe e përcolli në lexim të mëtejshëm. Deputetët u dakorduan se duhet të organizojnë debat mbikëqyrës apo publik në përgjithësi për gjendjen me ndërtimin në vend me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe organizatave civile.

 

Pakënaqësi nga zgjidhja e këtillë të ligjit sërish shprehu deputetja e RDP-së Maja Moraçanini e cila konsideron se afati për legalizim me ligj vazhdohet dhjetë vjet dhe se nga kjo mund të thuhet se Ligji nuk e ka arritur qëllimin, sepse vazhdimisht mbijnë objekte ilegale. Moraçanini propozoi debat mbikëqyrës në përgjithësi për gjendjen me ndërtimin në vend.

Me këtë u dakorduan edhe deputetët e grupeve të tjera të deputetëve, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita.

Kryetari i Komisionit Vllado Misajllovski i VMRO-DPMNE-së, tha se pavarësisht nga kjo kush nga cila parti politike vjen, duhet të organizojë debat të këtillë dhe konsideron se kemi problem të sistemit sepse objektet ilegale marrin leje për ujë dhe energji nga ndërmarrjet publike me çfarë shkelet ligji dhe bëhen vepra penale. Sipas tij, duhet të bisedohet për atë çfarë po ndodh me ndërtimin në vend, por edhe në Shkup.

Dime Vellkovski i LSDM-së pajtohet me idenë për debat dhe shtoi se kjo duhet të zgjerohet me atë që po ndodh në Vodno dhe pjesë të tjera të vendit që duhet të jenë zona të mbrojtura dhe gjithçka që lidhet me urbanizimin dhe ekologjinë.

Siç theksuan deputetët, kanë mbetur edhe 140.000 lëndë të pazgjidhura për çfarë janë parashtruar kërkesa për legalizim te komunat.

Në seancën e Komisionit Kuvendor për Transport, Lidhje dhe Ekologji kaloi edhe leximi i dytë i Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor

Related posts

Zaev dhe Bërnabiq paralajmërojnë roaming falas edhe me vendet e BE-së

Z H

E trishtë: Covid 19 i mer jetën një vajze 15 vjeçare nga Sellca e Tetovës

Z H

Qeveria do t’i mbajë seancën e 85-të dhe 86-të

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com