Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komisioni për transport dhe lidhje e miratoi propozimin për ndryshime në Ligjin për komunikime elektronike

Shkup, 11 shkurt – Komisioni për transport dhe lidhje njëzëri e miratoi  Propozimin për ndryshime të Ligjit për komunikime elektronike, në lexim të parë. Ndryshimet e Ligjit bëhen për shkak të miratimit të Memorandumit për bashkëpunim  për sigurim të 5G me SHBA-në, të nënshkruar në vitin 2020, me Memorandum  për mirëkuptim në suaza të procesit ballkanik, si dhe direktivat e KE-së.

Ndryshimet e ligjit i arsyetoi zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Aleksandar Bajdevski i cili tha se qëllimi i tyre është të kufizohen ose  imponohen kërkesa specifike dhe kushte të bazuara në vlerësim të rrezikut në lidhje me furnizimin, punën dhe përdorimin e pajisjes për  rrjetet komunikuese elektronike.

“Mes tjerash, duke e marrë parasysh edhe sigurinë e pjesëve  të ndjeshme dhe kritike të rrjeteve komunikuese elektronike, siguria e vetë pajisjes  dhe rrethina, si dhe rreziku  nga involvimi i vendeve të treta në zinxhirin  e furnizimit me pajisje për rrjetet komunikuese elektronike në drejtim që të eliminohen rreziqet e mundshme për siguri nacionale”, tha Bajden.

Me ndryshimin e Ligjit bëhet vlerësimi i profilit të rrezikut te  furnitorët dhe prodhuesit e pajisjes për rrjete komunikuese elektronike.

“Agjencia për komunikime elektronike në bashkëpunim me Qendrën nacionale për përgjigje të  incidenteve kompjuterike bën vlerësim të profilit të rrezikut për furnitorët dhe prodhuesit e pajisjes së rrjetit në nivel nacional. Imponohet obligimi i operatorëve,  me qëllim që të kenë  procedura të vendosura, dhe duhet të ndërmarrin  masa dhe kontroll përkatës,  me qëllim të menaxhimit efikas me rreziqet potenciale, si dhe me  kërkesat specifike të furnitorëve dhe prodhuesve,  në pajtim me profilin e tyre të rrezikut, përmes vërtetimit adekuat, autorizimit, evidentimit të procesverbaleve dhe   kontrollit me qëllim që të ketë evidentim të qartë në qasjen e të dhënave dhe ndryshimet  e konfigurimit  të elementeve të rrjetit”, sqaroi Bajdevski.

Me propozim-ndryshimet e Ligjit për komunikime elektronike sigurohet menaxhim i sigurt, punë dhe monitorim i rrjeteve komunikuese elektronike, si dhe  kontroll kur kompetencat për mirëmbajtje të pajisjes së rrjetit i jepen  një personi tjetër.

Zëvendësministri sqaroi se me këto ndryshime do të merret parasysh rreziku i tërësishëm  i  ndikimit mbi furnitorët dhe prodhuesit e vendit të tretë, veçanërisht në lidhje me  modelin e tij të menaxhimit,  mungesën e marrëveshjeve për bashkëpunim  të sigurisë ose aranzhmane të ngjashme. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bullgaria e zhgënjyer me rezolutën e miratuar në Shkup

Z H

Thyhen disa drunj në stadiumin e Tetovës, kërkohen autorët

Z H

Xhaferi-Gërvalla Shvarc: Intensifikim i politikave dhe marrdhënieve ekonomike Maqedoni – Kosovë

Z H

Pendarovski nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Z H

Ambasadori çek Toman vizitoi Ministrinë e Bujqësisë

Z H

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...