Agjencia Zhurnal.mk

Komisioni propozon që t’i merret mandati Gruevskit

Shkup, 29 maj – Komisioni për çështje mandatesh vendosi që tia marrë mandatin Nikolla Gruevskit me pesë vota pro të deputetëve të LSDM-së. VMRO DPMNE-ja nuk votoi dhe madje tentonte të zbusë imazhin e Gruevskit duke thënë është larguar nga përndjekja dhe jo nga drejtësia. Madje bashkëpartiakët e Gruevskit refuzonin që ai të quhet i arratisur. Kërkonin që të konsiderohet si njeri i cili për shkak të azilit, është penguar që të paraqitet në punë, kështu që ai do të mbetej edhe më tej në postin e deputetit. Për deputeten e VMRO-së Nevenka Stamenkovska madje, Hungaria i respekton më shumë të drejtat e njeriut se sa Maqedonia.

“Deputeti Nikolla Gruevski nuk është i arratisur siç e quani ju, ai është person që ka marrë azil politik nga një shtet anëtar i BE-së i cili i respekton të drejtat dhe liritë e njeriut. Rregullorja e Kuvendit lejon paraqitjen e mungesës së secilit deputet i cili për çfarëdo arsyesh, është i penguar që të vijë në punë. Ju me ato masat e juaja represive, nuk lejuar që Gruevski të paraqitet si person që mungon me arsye. Për dallim prej kriminalitetit të pushtetit dhe selektimin në zbatimin e ligjeve, VMRO DPMNE zotohet për zbatim të drejtë dhe të përpiktë të ligjeve pavarësisht përkatësisë politike të personit”.

Por nënkryetarja e Komisionit i tha deputetes së askush se ka detyruar Gruevskin të arratiset prandaj nuk mund të thuhet se ai është i penguar që të paraqitet në Kuvend me njoftimin se do të mungojë me arsye.

“Unë vërtetë nuk e kuptoj se si kemi interpretim të ndryshëm të këtij ligji. Kanë kaluar gjashtë muaj prej kur Gruevski mungon në Parlament. Asnjë organ shtetëror, asnjë institucion nuk e ka detyruar që të shkojë në Hungari dhe të kërkojë azil. Se a mund të interpretohet azili si mungesë me arsye, e lë në ndërgjegjen e secilit prej deputetëve në Kuvend. Faktet për mungesën pa arsys tashmë janë mëse të dukshme”

Mandati i Gruevskit merret përfundimisht kur të votohet në seancë plenare me 80 vota pro.

Vmro Dpmne kërkoi që të diskutohet edhe për konstatimin e dorëheqjes së ish kryetarit të komisionit Pavle Bogoevski i cili dyshohet për porosi të kokainës, por nënkryetarja tha se nuk është e drejtë që rasti i Gruevskit të lihet nën hije dhe komisioni të merret me postin e Bogoevskit i cili ka paralajmëruar dorëheqje kur ti merret përfundimisht mandati Gruevskit. Por nga VMRO shprehën dyshimin se edhe kjo dorëheqje do të vendoset diku në sirtar sikurse dorëheqje e paralajmëruar e drejtorit të burgut të Shutkës Gjoko Kotevski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...