Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komiteti Helsinkut: Të marë fund dhuna e shkaktuar nga grupet e tifozëve

Shkup, 21 shtator – Zhurnal.mk – Të marrë fund dhuna e shkaktuar nga grupet e tifozëve është porosia e Komitetit të Halsinkit sa i përket incidenteve të shkaktuara si pasojë e gjuhës së urrejtës nga ana grupeve të tifozëve.

“Të dyja incidentet për një javë, të shkaktuara nga grupi i tifozëve në Shkup, janë më të freskëtat në mesin e dëshmive të shumta se më nuk guxon të injorohet nevoja për përballje të vërtetë, e jo vetëm me deklarata me këtë fenomen destruktiv”, thuhet në kumtesën e tyre.

Komiteti i Helsinkit që prej para disa viteve reagoi për incidentet e shkaktuara nga grupet e tifozëve, e ndjek gjuhën e urrejtjes që del nga radhët e tyre dhe i numëron viktimat nga dhuna, që është pasojë e pashmangshme e sasisë së madhe të urrejtjes së mbjellë në stadiume, rrugë, shesh, media, etj.

“Për ngjarjet e fundit reaguam duke ngritur padi në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale. Komiteti i Helsinkit në vazhdimësi kërkon reagim adekuat nga ana e institucioneve kompetente, veçanërisht nga Prokuroria Themelore Publike. Gjithashtu, në reagimet e tij Komiteti i inkurajon viktimat që t’i denoncojnë incidentet e tilla nga urrejtja”, theksojanë nga atje.

Sipas tyre që nga shpallja e pandemisë globale shëndetësore të Kovid-19 dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në shtet, numri i denoncimeve të gjuhës së urrejtjes u rrit në mënyrë drastike, veçanërisht gjuha e urrejtjes në bazë të përkatësisë etnike.

Kjo sipas tyre është arsyeja pse ata besojnë se është koha për t’u përballur thelbësisht me këtë problem, me çka, përveç sanksionimit të ashpër të gjuhës së urrejtjes, do të zbatohen edhe masa të tjera nga vendet që kanë zgjidhje pozitive në këtë fushë.

Postime të ngjashme

Lajçak: Shkupi ka përmbushur detyrimet, është radha e Brukselit

R Zh

Agjenda kryeministrit Zaev: Takime pune në Bruksel, Madrid dhe Athinë

R Zh

Arifi: Fillon rekonstruimi i rrugës lokale Tetovë-Bërvenicë

R Zh

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

R Zh

Ndërtimi i bulevardit “Bosnjë e Hercegovina” hyn në fazën përfumdimtare

R Zh

Gashi: Integrimi i përnjëhershëm dhe i plotë i Ballkanit Perëndimor në BE mund ta qetësojë rajonin tonë të trazuar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...