Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komiteti i Helsinkit: Nevojitet inkriminim i femicidit në Kodin Penal

Shkup, 21 prill – Zhurnal.mk – Nevojiten ndryshime urgjente të Kodit Penal në drejtim të harmonizimit të tij me Konventën e Stambollit gjegjësisht inkriminim të formave të ndryshme të dhunës në bazë gjinore, përfshirë edhe femicidin si formë më e rëndë të dhunës në bazë gjinore ndaj gruas, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, si reagim pas vrasjes së djeshme të gruas në Strugë nga ana e bashkëshortit të saj.

Vrasja e gruas sepse është grua, gjegjësisht femicidi, thonë nga Komiteti i Helsinkit, përfaqëson formën më të rëndë të dhunës ndaj gruas dhe është një nga shkaqet për vdekjet e hershme te gratë në nivel global.

“Shumë shpesh e shkaktuar nga ana e personit me të cilin viktima është në marrëdhënie partneri. Duke pasur parasysh se femicidet nuk janë dukuri e rrallë, ndërsa në vendin tonë shumë shpesh janë rezultat i mosdenoncimit të dhunës familjare ose të veprimit joadekuat të institucioneve relevante, nevojitet që të përcaktohet nëse në këtë rast i kanë paraprirë denoncime për dhunë familjare”, theksohet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit.

Prej atje përkujtojnë se në janar të këtij viti Kuvendi i RMV-së e miratoi Ligjin e ri për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, i cili do të fillojë të zbatohet nga 6 maji i këtij viti.

“Ky ligj përfaqëson një nga ligjet kyçe i cili ishte paraparë me Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit 2018-2023. Ajo që pritet me miratimin e këtij ligji është se dukshëm do të përmirësohet mbështetja institucionale dhe gjithëpërfshirëse e viktimave të dhunës në bazë gjinore. Prej këtu, nevojiten ndryshime urgjente të Kodit Penal në drejtim të harmonizimit të tij me Konventën e Stambollit gjegjësisht inkriminim të formave të ndryshme të dhunës në bazë gjinore, përfshirë edhe femicidin si formë më e rëndë e dhunës në bazë gjinore ndaj gruas, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Postime të ngjashme

Ministria e Arsimit pa detaje për vitin e ri shkollor në shtator

Zekirija Haxhiu

VMRO: Kompromisi për gjuhën, tradhti kombëtare

Zekirija Haxhiu

19 raste të reja dhe 2 viktima nga Covid

Zekirija Haxhiu

Këshilli i BE-së me mbështetje të madhe për propozimin portugez

Zekirija Haxhiu

Pahor: Do të ishte tragjike për Shkupin nëse vetëm Shqipëria mer dritë jeshile për negociata

Zekirija Haxhiu

Prej nesër në Greqi mund të hyhet edhe me test të shpejtë

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...