Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komiteti i Helsinkit: Përfitimi e rrezikon luftën me pandeminë

Shkup, 7 prill – Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës së Shëndetit, e cila shënohet sot, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut e riafirmon reagimin e përbashkët të qindra organizatave nga nëntori i vitit 2020, duke bërë thirrje që t’i jepet fund përfitimit në kohë të pandemisë.

“Duke pasur parasysh atë që kërkesat dhe rekomandimet e theksuara nuk hasën në përgjigje nga institucionet kompetente, ndërsa për momentin ndodhemi në kulm të valës së tretë të pandemisë, me një numër të madh çdo ditë të të sëmurëve, të shtruarve në spitale dhe të vdekurve, sërish i bëjmë apel shtetit të vendosë kornizë rregullatore për konfirmim të trajtimti lidhur me Kovid-19 që qytetarët e mbulojnë me mjete personale në institucionet shëndetësore private, sipas shembullit të vlerës së përcaktuar maksimale për pagesë të pjesëmarrjes me mjete personale (participim) në shëndetin publik në pajtim me Çmimoren e shërbimeve shëndetësore të Fondit për Sigurim Shëndetësor”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Njëherësh, propozojnë që Fondi për Sigurim Shëndetësor të lidhë marrëveshje me të gjitha laboratorit e akredituara për shërbim shëndetësor test PCR për konfirmim të pranisë së virusit SARS-CoV-2 apo të mundësojë mbulim të shpenzimeve gjegjësisht rimbursim të tyre edhe për shërbimet shëndetësore të pacientëve me Kovid-19, në pajtim me praktikën e konfirmuar dhe mjekësinë bazuar në fakte.

Në kushte kur kriza shëndetësore është shoqëruar edhe me pasoja të fuqishme ekonomike dhe sociale për qytetarët, konstatojnë, shërbimet shëndetësore private nga mijëra euro nuk munden të konsiderohen si qasje e mundshme për shfrytëzim të kësaj të drejte njerëzore. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, secilit qytetar ia garanton të drejtën e mbrojtjes shëndetësore. E drejtë e garantuar me Kushtetutë të mbrojtjes shëndetësore do të thotë se çdo individ ka të drejtë të qasjes deri te shërbimet shëndetësore të nevojshme për shëndetin e tij. Mbrojtja shëndetësore, theksohet, duhet të garantojë qasje të barabartë për të gjithë pa diskriminim mbi bazë të gjendjes financiare, vendbanimit, llojit të sëmundjes apo kohës së nevojshme për qasje deri te mbrojtja shëndetësore. Individi që kërkon trajtim, ndërsa nuk ka mundësi t’i paguajë shpenzimet për trajtim, ka të drejtë të lirohet nga ato shpenzime.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në një afat sa më të shpejtë të mundshëm të ndërmarrë masa lidhur me rregullimin përkatës së punës së spitaleve private në kushte të krizës në mënyrë që do t’u japë pëlqim të përkujdesin të sëmurë nga Kovid-19 vetëm në këto spitale private të cilat kanë lidhur marrëveshje me FSSH, si dhe ndërmarrë nismë për rregullim përkatës të çmimeve për shërbime shëndetësore në institucionet shëndetësore private dhe t’i jepet fund përfitimit në krizë me përmasa të këtilla. Të mos lejojmë shkelje sistematike e të drejtës së qasjes deri te mbrojtja shëndetësore me çfarë mundësitë për mbijetesë do të varen nga jo kush ka më shumë miq dhe para që të mund ta shpëtojë jetën e tij dhe jetën e të afërmve”, qëdron në kumtesë.

Pandemia e Kovid-19 i nxori në sipërfaqe të gjitha problemet në sistemet shëndetësore të shteteve, por siç sot potencoi Federata Evropiane e Sindikatave nga sektori publik, njëra ndër leksionet e mësuara kryesore, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit, është se shëndeti publik dhe kujdesi duhet të mbrohet nga komercializimi dhe privatizimi dhe se askush nuk duhet të përfitojë nga pandemia. Krahas këtij mesazhi deri te BE-ja dhe vendet anëtare, EPSU bën apel për sigurim të vaksinave për të gjithë njerëzit në botë përmes rritjes së prodhimit dhe “heqjes dorë” nga e drejta e pronësisë intelektuale mbi vaksinat, rritje të investimeve në shëndetësi dhe mbrojtje sociale, si dhe mbrojtje më të mirë dhe kushte pune për punëtorët në këta sektorë, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...