Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Komiteti i Helsinkit reagon për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha

Një nga anëtarët e Komitetit të Helsinkit ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”, i cili ka folur për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha.

Anëtari i Komitetit të Helsinkit, Daniel tha se në rastin konkret përdorimi i forcës i policisë është gjithmonë i limituar dhe i kufizuar në rastet kur është e nevojshme, ku në të tilla raste duhet të zbatohet një test proporcionaliteti nëse interesi është mbrojtur duke shtruar këtë forcë justifikon pasojat apo produktet e ushtrimit të kësaj force.

“ Sapo u njohëm me ngjarjen ku tërhoqi një vëmendje të menjëhershme, qoftë për faktin në mënyrë që të garantohet ligjshmëria e veprimeve që pasojnë dhe zbardhja e ngjarjes kërkon të ketë një mbikqyrje publike dhe një vëzhgim publik si nga policia civile apo aktorë të tjerë të përfshirë. Me tu njohur me informacionin e ngjarjes ne dolëm në një deklaratë duke mundur që të identifikojmë dhe të shtjellojmë pikat kryesore të cilën e bëjnë çështjen më shumë në aspektin ligjor se si të tillë na takon ta trajtojmë. Ne parashikojmë dhe shtjellojmë detyrimet ligjore që i lindin shtetit për të drejtën e jetës e cila është një nga të drejtat themelore të njeriut për të cilën shteti ka detyrim ta mbrojë aktin aktivisht dhe pasivisht duke u kujdesur dhe duke mos vepruar në kundërshtim me dispozitat ligjore. Proçesi duhet të jetë transparent, të ketë një hetim të pavarur i cili përfshin dhe të afërit e të riut në mënyrë që të adresohet ligjërisht kjo çështje. Në rastin konkret përdorimi i forcës i policisë është gjithmonë i limituar dhe i kufizuar në rastet kur është e nevojshme, ku në të tilla raste duhet të zbatohet një test proporcionaliteti nëse interesi është mbrojtur duke shtruar këtë forcë justifikon pasojat apo produktet e ushtrimit të kësaj force. Tashmë është një hetim i pavarur që do të thotë nëse nuk ka influenca ku jemi në kushte të konfliktit të interesave në dijeninë me sa është përcjellur nga prokuroria ku ka përjashtuar policinë nga hetimet si palë e konflikteve të interesit. Por, nëse provohet se ka një përgjegjësi ligjore dhe penale në këtë kjo është një përgjegjësi individuale e oficerit të policisë që e ka ndërmarrë aktin, por për faktin se një oficer policie ka bërë këtë veprim kjo është një përgjegjësi institucionale për të cilën duhet reaguar nga institucioni ku jodomosdoshmërit duke gjetur një fajtor, por përgjegjësia kryesisht është për ata qe dinë të performojnë më mirë. Në raport me standartet e vendeve të tjera Shqipëria ka një praktikë ku jemi treguar më kufizues ndaj të drejtave themelore të njeriut në një kohë pandemie, ku ka shtete të cilat kanë hezituar të jenë të ashpra në kufizime, ku tregon qasjen dhe kulturën e shtetit në respektimin e të drejtave të njeriut”, tha Daniel

Postime të ngjashme

Edi Rama nga Durrësi: Kur të bjerë bilbili do shohin tabelën nga 74-78 mandate

N E

Lulzim Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë

N E

Nis vaksinimi i stafeve të hotelerisë në Shqipëri

N E

Monika Kryemadhi për ftesën e Ramës drejtuar Bashës: Unë nuk kam parë burrë që i lutet një burri për 24 orë 12 herë

N E

Ushtria amerikane “zbarkon” në Durrës

R Zh

“Eksplodoi balona” e Janez Janshës si lajm i pavërtetë, por që nxiti reagime të ndryshme

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...