Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Komiteti i Mbrojtjes Civile jep urdhrin: Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të zëvendësojë kontrollorët me shtetas vendas ose të huaj

Është mbledhur online Komiteti i Mbrojtjes Civile, për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” pas grevës së nisur nga kontrollorët e AlbControl. Komiteti i Mbrojtjes Civile, me kryetar ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin, u mblodh për të marrë masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Mësohet se me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

Vendimi i marrë nga Komiteti i Mbrojtjes Civile: 

Komiteti i Mbrojtjes Civile u mblodh online me kërkesë të për të diskutuar problematikat e krijuara në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njëkohësisht edhe kryetar i Komitetit të Mbrojtjes Civile, pasi u njoh me shqetësimin për problematikat e krijuara në ditët e fundit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për shkak të bojkotit të kontrollorëve të kompanisë Albcontrol, vuri në dukje se bazë të ligjit 45/2019, datë 18.07.2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit konsiderohet infrastrukturë kritike, madje sipas nenit 43, konsiderohet infrastrukturë kritike me efekt ndërkufitar.

Me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Komiteti i Mbrojtjes Civile vendosi që:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të marrë masat e nevojshme për të bërë operacional kontrollin e trafikut ajror, qoftë edhe duke zëvendësuar nëse lind nevoja kontrollorët e larguar me kontrollorë të rinj vendas ose të huaj.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në kuadër të situatës së krijuar, u ngarkua të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtare si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë.

Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Postime të ngjashme

Edi Rama: Ftesa për Bashën nuk ishte për bashkëqeverisje

N E

Edi Rama: “Nëse nuk arrijmë që të sigurojmë shumicën e nevojshme për të qeverisur të vetëm, largohem nga politika”

N E

Lulzim Basha: Ngjarja e Elbasanit nuk do të ndodhte sikur të funksiononin institucionet

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

KQZ: Gjithçka është gati për zgjedhjet e 25 prillit

N E

OSBE reagon për rastin e Elbasanit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...