Komiteti Olimpik shpërblen fitueset e medaljeve olimpike

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës, me në krye presidentin Ismet Krasniqi, ka vendosur të shpërblejë kampionet olimpike, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, me nga 10 mijë euro, për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike Tokio 2020”. Krahas tyre, me shumën në vlerë prej 5 mijë euro është shpërblyer trajneri i kampioneve olimpike, Driton Kuka.

 

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv vendosi që nëntë sportistët tjerë, pjesëmarrës në LO Tokio 2020, të shpërblehen me nga 500 euro.

Krahas shpërblimit të KOK, kampionet olimpike, po ashtu do të marrin edhe shpërblimin nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare.

Related posts

Laporta iu drejtohet tifozëve të Barcelonës pas humbjes së turpshme ndaj Bayern Munich

D V

“Messi kurrë nuk do të bëhet si Maradona”

Z H

Conte nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Arsenalit apo Barcelonës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More