Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan: Mirënjohës Kosovës dhe Shqipërisë për gatishmërinë e treguar për strehimin e afganëve

Komiteti për Punë të Jashtme i Senatit amerikan ka shprehur mirënjohje Kosovës dhe Shqipërisë për gatishmërinë për të strehuar afganët.

 

Kështu thuhet në një postim në Twitter të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan.

“Mes trazirave dhe kaosit të tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ne i jemi mirënjohës miqve, Shqipërisë dhe Kosovës që ranë dakord të ofrojnë një strehë të përkohshme të sigurt për afganët e cenueshëm”.

Ndryshe, lidhur me strehimin e afganëve ka folur sot edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kurti deklaroi se ka një muaj që kanë zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për strehimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë, transmeton Telegrafi.

Kryeministri tha se është ministri i Punëve të Brendshme dhe shefi i stafit në Kryeministri, në krye të ekipit që po bëjnë bisedime me aleatët e SHBA-së.

Related posts

OKB thirrje SHBA-së që të heqë embargon ndaj Kubës

Redaksia

Politikani lituanez dënohet me burg për spiunim për Rusinë

D V

Marrëveshja trepalëshe rreth nëndetëseve nuk e ndryshon agjendën e Francës në OKB

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More