Agjencia Zhurnal.mk

Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare: Qytetarët të jenë të qetë – sistemi bankar është i qëndrueshëm dhe i sigurt

Shkup, 14 gusht – Zhurnal.mk – Edhe pas heqjes së lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup, qytetarët duhet të jenë të qetë – sistemi bankar është dhe mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt. Të qëndrueshme dhe të sigurta janë të gjitha bankat e tjera, si dhe kursimoret, bëri të ditur Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare.

“Qëndrueshmëria financiare vazhdimisht po forcohet dhe për këtë kyç është kontributi pikërisht në qëndrueshmërinë dhe sigurinë e sistemit bankar. Ai është një nga shtyllat më të fuqishme të ekonomisë vendore, në të cilin gjithmonë munden dhe do të munden të mbështeten qytetarët dhe kompanitë, dhe ekonomia në tërësi. Heqja e lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup është investim në ruajtjen e mëtutjeshme të qëndrueshmërisë së sistemit bankar dhe të qëndrueshmërisë financiare në tërësi”, konstatoi Komiteti për Qëndrueshmëri Financiare në mbledhjen e sotme të Komitetit për Qëndrueshmëri Financiare.

Gjatë shqyrtimit të treguesve për sistemin bankar, në kontekst të heqjes së lejes për themelim dhe punë të “Bankës Eurostandard” SHA Shkup dhe efekteve ndaj sistemit, mes tjerash ishin sjellë disa përfundime.

“Me heqjen e lejes për themelim dhe punë të ‘Bankës Eurostandard’ SHA Shkup mbrohet qëndrueshmëria e sistemit bankar dhe qëndrueshmëria financiare në tërësi. ‘Banka Eurostandard’ SHA Shkup kishte pjesëmarrje jashtëzakonisht të ulët në aktivitetet më të rëndësishme të sistemit bankar (1,3 % nga aktiva e përgjithshme, 1,7 % nga depozitat e përgjithshme dhe 1,6 % nga kreditë e përgjithshme), ndërsa njëkohësisht realizoi ndikim të rëndësishëm ndaj kredive jofunksionale të sistemit.

Heqja e lejes për punë të ‘Bankës Eurostandard’ SHA Shkup nuk ndikon në qëndrueshmërinë e asnjë segmenti të sistemit financiar.

Realizimet e sistemit bankar, me gjendjen e fundit të gjysmës së parë të këtij viti janë më të mira në krahasim me të dhënat e marsit, kur kriza korona nuk ishte shumë e pranishme në ekonominë tonë.

Me rëndësi të madhe për përforcimin e vazhdueshëm të qëndrueshmërisë financiare është që aftësia paguese e sistemit bankar është në kuadër të maksimumit historik.Pjesa më e madhe e fitimit të bankave, në periudhën e kaluar ishte riinvestuar në përputhje me rekomandimin e Bankës Popullore. Likuiditeti i lartë i sistemit bankar, bashkë me aftësinë e saj të pagesave janë tregues kryesorë të cilët konfirmojnë se sistemi ka rezistencë të lartë të goditjeve, por edhe kapacitet për ndihmë të mëtutjeshme kreditore në sektorin real.

Fitimi i bankave është ulur në periudhën e kaluar, por treguesit për përfitimin në sistemin bankar janë jashtëzakonisht solide. Me përjashtimin e “Bankës Eurostandard” SHA Shkup nga sistemi, sipas të dhënave të Bankës Popullore me gjendje më 30 qershor të vitit 2020, te rezultati financiar të sistemit vërehet përmirësim për gati 21 %, bëhet e ditur në përfundimet e Komitetit për Qëndrueshmëri Financiare.

Nga anëtarët e Komitetit ishte konstatuar se me performancat e këtilla, sistemi bankar, në çdo moment mundet në kuadër të maksimumit të përgjigjet në nevojat e klientëve dhe në mënyrë efikase t’iu mundësojë shfrytëzim të shërbimeve dhe produkteve bankare, përfshirë edhe ndihmë cilësore dhe adekuate kredituese dhe kyçe – siguri për depozitat e tyre.

Në mbledhjen e Komitetit edhe një herë ishte ndarë konstatimi i përbashkët se bashkëpunimi dhe koordinimi mes rregullatorëve financiarë është me rëndësi të madhe për ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare, dhe se sistemi bankar i shëndoshë, i sigurt dhe i qëndrueshëm është shtyllë kryesore e qëndrueshmërisë financiare dhe makroekonomike, në të cilin besim mund të kenë të gjithë subjektet ekonomike në vend.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...