Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Komiteti Teknik lejon seancat në parlament, por me një kusht…

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi këtë të mërkurë, programin e punës  për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e  punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020.

Referuar njoftimit zyrtar të Kuvendit, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se “Urdhëri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Seancat plenare duhet të zhvillohen duke ruajtur rregullat e distancimit social dhe mundësisht të kenë kufizime në kohëzgjatje.”

Në këto rrethana, kohëzgjatja e seancave do të shkurtohet në tre orë.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.

“Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në njoftim.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Shpërndahen vaksinat e reja/ Në disa qytete pati mungesa. Shkak bllokimi i Rinasit për 48 orë

S.B.

“Cënim skandaloz, krijon terren për …”, Presidenca letër SPAK: Të hetohet mbi keqpërdorimin e të dhënave personale dhe të bazës së të dhënave shtetërore nga PS

S.B.

Rama thirrje emigrantëve: Kush investon në agro-turizëm, i japim grant 5 mijë euro

S.B.

Rinis procesi i vaksinimit në Lezhë

S.B.

Nxjerrja e të dhënave të votuesve nga e-Albania, SPAK nis verifikimet

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...