Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Komiteti Teknik: Mutacionet e koronavirusit kanë mbërritur në Shqipëri

Në Shqipëri kanë mbërritur mutacionet e koronavirusit, ai britanik dhe afrikan.

Edhe pse nuk ka një përgjigje zyrtare nga laboratori i Londrës, për drejtoreshën e ISHP-së Albana Fico de facto mutacionet e reja të COVID-19 janë në Shqipëri.

Ajo tha se me firmën apo pa firmën e Anglisë ka dyshime të arsyeshme, nisur nga shifrat për praninë e varianteve të reja.

‘Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar, algoritmi i leximit të saj është tepër profesional. Mostrat janë cacur në laboratorin më të mirë në botë. Informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, aty ka radhë, i ke dërguar dhe duhet të presësh.

Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të arsyeshëm. Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë janë të gjithë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë kemi dyshime të arsyeshme. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu, ka një trend që ka treguar një veçori’, deklaroi Fico.

Postime të ngjashme

Ilir Meta: “Barazia para ligjit garantohet vetëm nga vota e barabartë”

N E

Edi Rama për hartën e kufijve të Ballkanit: E kam parë, por s’kam asnjë koment për të

N E

Monika Kryemadhi nga Fieri: Rama është fytyra e mashtrimit dhe fytyra e grabitjes së të ardhmes së shqiptarëve

N E

Në Rinas mbërrijnë 40 mijë e 800 dozat e radhës Astra Zeneca

N E

Lulzim Basha paralajmëroi se ata që abuzojnë me fondet i pret burgu

N E

Shqipëria regjistron tre të vdekur dhe 149 raste të reja me Kovid-19

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...