Agjencia Zhurnal.mk

Kompania ajrore greke për herë të dytë shkel vendimin e Qeverisë së Kosovës

Pas vendimit të Qeverisë për rifillimin e operimeve të fluturimeve në ANP “Adem Jashari”, kompania ajrore greke “Air Mediterranean” ka vendosur që të mos e respektojë atë vendim.

Vendimi për rihapjen e aeroportit, i datës 23.06.2020, precizon që të gjitha fluturimet të cilat realizohen në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të kthehen në vendin e origjinës brenda ditës dhe se aeroplanët nuk mund të qëndrojnë në Kosovë.

Kompania greke “Air Mediterranean”, e cila më 11 shkurt të vitit 2020 kishte tentuar të aterronte në aeroportin e Prishtinës pa lejen e autoriteteve kosovare dhe e cila kishte injoruar komplet institucionet e vendit, tash ka vendosur të shkelë me dy këmbët vendimin e Qeverisë, e cila ndalon qëndrimin e aeroplanëve në Kosovë.

Një video e siguruar nga “Aerokos.com” tregon se si kjo kompani ndërron ekuipazhin e saj, ani pse një gjë e tillë është e ndaluar sipas vendimit të Qeverisë.

Dyshime për përfshirjen e drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil në këtë problematikë ishin ngritur që nga momenti i marrjes së vendimit nga ana e Qeverisë për të rinisur fluturimet, ku për të operuar lejoheshin vetëm vijat e rregullta, por jo edhe ato “Charter”. Megjithatë, përveç fluturimeve “Charter”, që për destinacion kishin Turqinë dhe që do të transportonin pushues në bregdetin turk, që ishin ndaluar, Departamenti i Aviacionit Civil, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, nuk kishte ndaluar edhe linjat e tjera “Charter”, siç është kompania ajrore “Air Mediterranean”. /aerokos

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...