Kompania “DHL Ekspres Maqedoni” ka zgjeruar flotën e saj me aeroplanë Boeing 737-400SF

Shkup, 5 korrik  – Kompania për transport ekspres dhe logjistikë “DHL Ekspres Maqedoni” sot ka zgjeruar kapacitetin e flotës së saj në vend, pasi aeroplani 36,4 metra Boeing 737-400SF me kapacitet prej 23 tonë, ateroi në aeroportin në Shkup.

 

Aeroplani do të funksionojë pesë ditë në javë dhe dy herë në ditë, do të lidhë Maqedoninë e Veriut me pjesën tjetër të botës, kumtoi kompania, duke theksuar se me investimin e ri, tani e tutje falë aeroplanit të ngarkesës me më shumë kapacitet dhe teknologji të përparuar, klientët vendor do bëjnë shpërndarjen brenda ditës me vendet e BE-së dhe në botë, pavarësisht nga madhësia dhe pesha e dërgesave të tyre.

“Kjo hap mundësi të mëdha për të gjitha kompanitë në Maqedoni për të zgjeruar dhe zhvilluar biznesin e tyre nëpër botë, si dhe për transport më të lirë, por të shpejtë dhe të sigurt të ngarkesave të rënda ose kargo (airport të airport), i cili në të kaluarën nuk ishte i mundur të transportohej në mënyrë ajrore për shkak të kapacitetit të kufizuar të aeroplanit aktual DHL, por edhe sepse aeroplanët e pasagjerëve që zbarkojnë në aeroportin tonë kanë kapacitet të vogël, kryesisht të destinuar për bagazh”, thuhet në kumtesë. 

Related posts

Bojkotohet mësimi nga nxënësit e kalsës së katërt në rajonin e Tetovës

N E

Editorial / Për Zaevin do të jetë e vështirë të përtypë edhe një kockë të fuqishme që e imponon Bullgaria e që e hesht BE-ja

Z H

Mbrojtja e Liqenit të Ohrit është e mundur vetëm me veprim të përbashkët dhe të koordinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com