Agjencia Zhurnal.mk

Kompania e Krsto Mukoskit fiton tender prej 3 milion denarëve

Shkup, 20 nëntor – Zhurnal.mk – Kompania ndërtimore Atrium, e cila është në pronësi të deputetit Krsto Mukoski, i cili u përjashtua nga VMRO-DPMNE pasi votoi për ndryshime kushtetuese, së fudnmi ka fituar një tender nga Drejtoria për Punë HidroMeteorologjike në vlerë prej 3 milion denarëve apo afro 50mijë euro, informon Zhurnal.

Sipas të dhënave nga Byroja për Furnizime Publike, Atrium DOO dhe DPPH në korrik të këtij viti kanë nënshkruar 3 marrëveshje për renovimin dhe sanimin e objekteve të stacioneve meteorologjike dhe poligonëve në suaza të një procedure të ashtuquajtur të hapur të tenderit.

Sipas të dhënave nga Regjistri Qëndror, pronarë të kompanisë janë babai dhe vëllau i deputetit Mukoski, Millan dhe Boban Mukoski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...