Auto

Kompania e re që synon t’ia prishë planet “Teslas”

“Canoo”, një nga shumë kompanitë fillestare me ëndrrën për të marrë diçka në të ardhmen në një treg në rritje, mund të shpërthejë së shpejti.

Përmes një bashkimi, kompania do të fitojë një shtytje prej 600 milionë dollarësh dhe do të jetë e listuar në indeksin “Nasdaq” deri në fund të vitit, kur marrëveshja të kompletohet.

Investimi i majmë do të ndihmojë “Canoon” të zhvillojë një trio të veturave elektrike me hapësirë të konsiderueshme, që do të ndajnë një platformë strukturore që do t’i reduktojë shpenzimet dhe do të ndihmojë në krijimi e hapësirës së mjaftueshme për pasagjerët, shkruan KOHA.

Image

Qëllimi i kompanisë është të nxjerrë në treg veturat në vitin 2022, duke nisur nga Los Angelesi. Fynnwin Prager, bashkudhëheqës i Institutit “South Bay Economics”, në Universitetin “Dominguez Hills” në Kaliforni, ka thënë se ishte i impresionuar me kombinimin e inxhinierisë inovative dhe modelin unik të biznesit të “Canoos”, duke theksuar se inkorporon elemente të “Teslas”, ngasjen e përbashkët dhe dhënien me qira të një veture apo furgoni.

Por tani bashkimi me një injeksion të madh nga “Hennessy Capital” i jep kompanisë mundësi më të madhe të bëhet lojtare e madhe në industri, pak a shumë si kompania simotër “Tesla”.

Postime të ngjashme

Pioneri i tërë segmentit më të popullarizuar – Nissan Juke feston 10 vjetorin!

admin

Audi RS5 Coupe & Sportback 2021, marrin pamje të re dhe më shumë fuqi

admin

Mercedes kërkon tërheqjen e SUV-ve luksozë për shkak të problemeve elektrike

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...