Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Kompania Pfizer ka realizuar fitim prej 1,13 miliard euro në tremujorin e parë të vitit 2021

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech, e cila ka bashkëpunuar me gjigantin amerikan të medikamenteve Pfizer për të prodhuar një nga vaksinat e para dhe më efektive kundër koronavirusit, ka raportuar një fitim neto të tremujorit të parë prej 1.13 miliardë eurosh (1.37 miliardë dollarë).

Kjo përfaqëson një kthesë të madhe për sipërmarrjen me bazë në Mainz të Gjermanisë, e cila më parë ishte përqendruar në kërkimet për trajtimin e kancerit dhe kishte humbje neto prej 53 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2020.

Kompania i zhvendosi përpjekjet e saj për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit në fillim të vitit 2020, duke zhvilluar një preparat të bazuar në mARN, që sjell një përgjigje të sistemit imunitar tek pacientët.

BioNTech ka vendosur të zgjerojë prodhimin në rajonin e Azisë-Paqësorit

Njoftimi i së hënës vjen vetëm dy ditë pasi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi se BE kishte rënë dakord për të blerë 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer midis viteve 2021 dhe 2023.

Vaksina BioNTech-Pfizer ishte e para që fitoi miratimin nga rregullatorët e BE dhe SHBA. Ko vaksinë është provuar të jetë shumë efektive dhe nuk është penguar nga efektet anësore ose vështirësitë e prodhimit që kanë munduar konkurrentët si AstraZeneca ose Johnson & Johnson.

Një studim i fundit i të dhënave të vaksinimit i përpiluar dhe analizuar nga autoritetet shëndetësore izraelite zbuloi se dy doza të kësaj vaksine garantojnë 95.3% mbrojtje ndaj infektimit. Studimi ishte më i madhi i këtij lloji, i cili mblodhi të dhëna nga 5 milionë pacientë.

Të hënën, BioNTech, i cili drejtohet nga ekipi Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, njoftoi gjithashtu planet për të ngritur një qendër të re në rajonin e Azisë-Paqësorit, si dhe një strukturë të prodhimit të vaksinave në Singapor.

Aksionet e BioNTech-ut rriten pavarësisht shqetësimeve për patentat

Kompania tha se shpreson të fillojë ndërtimi në të dyja qendrat këtë vit, duke shtuar se vendndodhjet e reja, “do të jenë të pajisura për të prodhuar një sërë vaksinash të reja mARN dhe terapi për sëmundjet infektive dhe kancerin”.

Pavarësisht nga shqetësimet e fundit mbi mundësinë e humbjes së të drejtave të patentës pasi Presidenti i SHBA Joe Biden sugjeroi heqjen dorë nga ato për të rritur prodhimin, aksionet e BioNTech-ut u rritën me më shumë se 8% të hënën në mëngjes./ DW

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Bekim Laçi

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Bekim Laçi

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Bekim Laçi

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...