Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Kompetentët: Mirëpresim raportin amerikan për gjyqësorin, është pasqyrë reale

Shkup, 31 mars – Zhurnal – Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për punën e gjyqësorit është mirëpritur nga avokatët mbrojtës, sipas të cilëve vërejtjet e paraqitura në raport, më së miri pasqyrojnë realitetin në vend, pasi kanë targetuar mënyrën e procesuimit të lëndëve.

Avokati Asmir Alispahiq, në bashkëbisedim me Zhurnal.mk, nënvizon se raporti ku thuhet se prokurorët shpeshherë i tejkalojnë afatet kohore për mbylljen e hetimeve, gjë që kalon pa sanksione për ata, flet për punën e prokurorëve të caktuar në prokurori të caktuara, pasi jo të gjithë veprojnë në kundërshtim me procedurat e parapara me ligj në pjesën e kohëzgjatjes së hetimeve.

“Hetimet duhet të përfundojnë brenda gjashtë muajsh, por afatet mund të shtyhen në 12 dhe 18 muaj për raste më komplekse të krimit të organizuar, që bëhet përmes lejes nga eprori, por në praktikë, prokurorët shpesh shkelin afatet”, thuhet në raportin e DASH-it.

Duke komentuar pjesën e raportit, Alispahiq thotë se duhet pasur mirëkuptim rastet e ndërlikuara që kërkojnë kohë për grumbullimin e provave që do të kishin rezultuar me ngritjen e një padie, megjithatë pa shkeul afatet kohore.

“Ne si palë mbrojtëse përballemi me situata specifike ku caktohet masa e arrestit, e arrestit shtëpiak si dhe e masës së kujdesit, e që më pastaj të fillojë grumbullimi i provave në mënyrë që të mbulohet ligjërisht masa e shqiptuar”, shprehet Alispahiq sipas të cilit ka përmirësime, megjithatë mbetet shumë punë për përmirësimin e efikasitetit të punës së gjyqësorit.

DASH-i në raportin e publikuar flet edhe për presione mbi gjykatësit, drejtësi të vonuar dhe për finansim joadekuat të gjyqësorit dhe prokurorisë që pengojnë efikasitetin e punës së gjykatave, që ndikon negativisht në besimin që kanë qytetarët për gjyqësorin.

“Besimi publik mund të rikthehet vetëm përmes qasjes joselektive në procedim, drejtësi të barabartë për të gjithë pavarësisht se për cilën fazë të procedimit bëhet fjalë, dhe pavarësisht se kush është i dyshuar ose fajtor”, përfundon Alispahiq.

Për reformat në gjyqësor, sot ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev.

Numri një i qeverisë, tha se sfidë prioritare është vendosja e teknologjisë informatike bashkëkohore në punën dhe digjitalizimin e gjykatave të vendit.

“Për këtë qëllim parashihet modernizimi i mbi 100 sallave gjyqësore në shtet, për realizimin e këtij prioriteti qeveria i siguron të gjitha kushtet”, tha ai.

Kryeministri në mesazhin për të gjithë gjykatësit dhe prokurorët, avokatët dhe të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin juridik, kërkoi realizimin e obligimeve të tyre profesionale, të cilat, siç tha, vetvetiu janë kontribut për përforcimin e shtetit ligjor, si edhe pjesëmarrje në misionin tonë të përbashkët për t’i zhvilluar të drejtat e njeriut, të ndërtojmë sistem gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm të bazuar në vlerat evropiane.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...