Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Kompromisi për maturën shtetërore i pranueshëm edhe për MASH-in

Shkup, 14 shkurt – Kompromis për mënyrën e dhënies të maturës shtetërore të cilin e pranoi Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme është i pranueshëm edhe për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Nga MASH-i kumtuan se modeli i propozuar është në interes të të gjithë maturantëve, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut e ruan standardin prej 4 provimeve (2 eksterne dhe 2 interne) dhe asnjë maturant nuk do të dëmtohet.

Paralajmërojnë se që nesër Këshilli i Maturës do t’i shqyrtojë të gjitha çështjet të cilat dalin nga kushtet e propozuara, pas çka do të vendoset metodologjia për dhënien e maturës shtetërore. MASH-i në bashkëpunim me Këshillin e Maturës me kohë do t’i informojë maturantët për ndryshimet e bëra me qëllim që me sukses të përgatiten për provimet e ardhshme.

“Theksojmë se ky model i dhënies së maturës shtetërore ishte zbatuar në vendin tonë  nga viti shkollor 2007/2008 deri në vitin shkollor 2012/2013. Në raportet e OECD-së matura shtetërore si pjesë e sistemit arsimor është vlerësuar pozitivisht dhe planifikojmë edhe më tutje ta përmirësojmë dhe avancojmë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me përkushtim të punojë në krijimin e arsimit cilësor i cili është në interes të nxënësve”, theksohet në kumtesën e MASH-it.

Më parë, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme informoi opinionin publik se vendosi të pranojë propozimin për kompromis në lidhje me maturën shtetërore, të cilin e diskutuan në takimin e fundit me kryeministrin Zoran Zaev, deputeten Monika Zajkova dhe këshilltarin e kryeministrit Gjorgji Tasev. Ky kompromis, siç theksojnë,  parashikon realizimin e dy provimeve eksterne dhe dy interne, gjegjësisht provimi i tretë ekstern do të transformohet në intern. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

Edhe Qyteti i Shkupit ndanë nga 10 mijë denarë shpërblime për zjarrfikësit

Z H

Komuna e Tetovës paralajmëron për stuhi lokale gjatë pasditës

Z H

Mbi 200 raste të reja me covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...