Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

Shkup, 7 mars, Zhurnal.mk – Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit me manifestim të përbashkët nderuan misionarët e diferencuar politik të arsimit në periudhën e regjimit të viteve 1981-1988.

“Në nder të sakrificës së misionarëve të arsimit që edhe përkundër përndjekjes, burgosjes dhe cenzurës së pamëshirshme në kohën e regjimit të viteve 1981-1988 qëndruan heroikisht në mbrojtje të gjuhës dhe çështjes kombëtare, 7 Marsin e këtij viti Komuna e Çairit dhe Komuna e Sarajit e shënuan me dekorimin me mirënjohje të 35 misionarëve të arsimit të asaj periudhe të rëndë kohore”, thuhet në kumtesën dërguar mediave.

Me këtë rast kreu i Çairit Visar Ganiu u shpreh:

“Këtë e bëmë për t’ju thënë atyre se janë në kujtimet tona, nuk e harrojmë sakrificën që e kanë bërë në kohën kur të tjerët mundoheshin të na e tjetërsojnë identitetin duke rrezikuar edhe jetën në shërbim të mbijetesës së vlerave kombëtare. Vepra e tyre është frymëzimi ynë dhe i brezit të ri të mësuesve për shenjtërinë e arsimimit në gjuhën amtare”.

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...